• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fiksimi i shqiptarëve me Mercedes, “sëmundja” prek edhe ambasadorët
Home
Sociale

Fiksimi i shqiptarëve me Mercedes, “sëmundja” prek edhe ambasadorët

9 November, 2017 xhesi.editor Sociale

Shqiptarët jo në pak raste janë bërë pjesë e artikujve të mediave të huaja për një mbizotërim të makinave Mercedez mes parkut të përgjithshëm të mjeteve.

Lajmi në këtë rast i referohej prezencës në masë të një makinë që konsiderohet relativisht e shtrenjte në një kontrast të theksuar me standardin e jetesës së shumicës së popullsisë.

Fiksimit të përgjithshëm për Mercedezin duket se nuk i kanë shpëtuar as ambasadat shqiptare të vendosura në vende të ndryshme të Europës, raporton Monitor.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për procedurat e blerjes jep një panoramë edhe më të qartë për llojin e mjeteve që këto ambasada kanë preferuar të blejnë dhe është pikërisht Mercedezi.

Në raport thuhet se :

Ambasada Stokholm ka blerë “Mercedes Benz E 200 BlueTEC SEDAN”, viti 2015, me nr. shasie ËDD2120061B227993 me vlerën e inventarit 25,523 Euro. (sipas inventarit të dërguar me shkresën nr. 120, dt. 18.07.2017) Ky automjet është blerë nga vetë ambasada e Stokholmit dhe jo sipas ofertës fituese me koncensionarin “Mercedes Benz” Motoria srl Bari prej 32,400 Euro.

Përfaqësia Bari ka blerë dy automjete:
– “Mercedes Benz, Ë205 Classe C – Limousine C 200 BlueTEC Automatic C”, viti 2015, me nr. shasie WDD2050371R075245 me vlerën e inventarit 32,400 Euro, me targa Ç0029AA. Kontrata dt. 30.04.2015 me koncensionarin “Mercedes Benz” Motoria srl firmosur nga përfaqësuesi Konsullatës Bari, modeli “Mercedes Benz, Classe E Berlina E 200 Blue TEC”.

– “Mercedes Benz, Classe E Berlina E 200 Blue TEC” viti 2015 me nr. Shasie WDD2120061B234966 me vlerën e inventarit 32,400 Euro, me targa Ç0030AA. Kontrata dt. 30.04.2015 me koncensionarin “Mercedes Benz” Motoria srl firmosur nga përfaqësuesi Konsullatës Bari, modeli “Mercedes Benz, Ë205 Classe C – Limousine C 200 BlueTEC Automatic”.

Fondet e miratuara për ambasadat

Kontrolli i Lartë i Shtetit nënvizon se trupi diplomatik ka marrë fonde të konsiderueshme nga ana e ish-Ministrisë së Jashtme. Përmes një urdhri të 21.10.2014 është transferuar fondi për llogari të ambasadave në vlerën 21,158,635 lekë. Ky fond është transferuar për ambasadat e mëposhtme në vlerën 150,000 EURO;

Këto u ndanë tek Ambasada Paris për 30,000 EURO, Ambasada Berlin për 30,000 EURO, Ambasada Lubjana për 30,000 EURO, Ambasada Zagreb për 30,000 EURO, Ambasada Prishtinë për 30,000 EURO.

Me një urdhër të dytë në dhjetor të 2014 në fondet e ambasadave janë transferuar edhe 211 mijë euro të tjera me argumentin që ky fond të mos digjej. Këto para u ndanë mes misionit të NATO-s Bruksel për 150,000 EURO dhe misionit të BE-së Bruksel për 61,348 EURO.

Edhe pse janë kaluar paratë në një pjesë të mirë duket se ka pasur problematika në përmbylljen e procedurave ku ka edhe ambasada që nuk kanë bërë blerje të automjetit protokollar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pse erdhi Hahn në Tiranë? Gjosha: O vendi do ndahet nga krimi, ose KE…
Previous article "Peshqit e mëdhenjë"/ Vasili thumbon Lu-në: Ç'të presim deri në janar?

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike Aktualitet

PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ Reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT