Aksioni më i fundit opozitar ishte ai i fikjes tre orë të makinave paraditen e sotme. Axhenda e parashikoi orën 12:00 me 15:00 ku si pasojë e rritjes së çmimit te naftes, sipas informacioneve ende anonim e të pa vertetuara nga Partia demokratike, qytetarët do të ndalonin e do të fiknin automjetet e tyre në shenjë proteste.
Ajo që duhet thënë është se jo vetem që kjo gje nuk ndodhi por edhe vetë demokratet e pranuan dështimin hapur.
Ish deputeti i PD, Edi Paloka në një status të gjatë fajsonte serish kryeministrin Rama, se perse qytetarët nuk i fiken makinat (?!). Nga ana tjetër vetë aleati i Bashës, Nard Ndoka u shpreh se ne temperatura 30 gradë të fikesh makinën është t’ia “fusësh” vetes e jo qeverisë. /AlpeNews.al