• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fier/ Plumba ndaj 4 personave, identifikohet autori dhe shënjestra
Home
Aktualitet
Kronikë

Fier/ Plumba ndaj 4 personave, identifikohet autori dhe shënjestra

8 November, 2017 k.autor Kronikë

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të atentatit të ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Fierit, duke shpallur në kërkim një 47-vjeçar.

Mbrëmjen e së dielës, në lagjen “1 Maj”, u qëllua disa herë me pistoletë në drejtim të një lokali në pronë- si të 45-vjeçarit me inicialet A.M. Pronari i lokalit ishte i shoqëruar nga tre persona të tjerë në momentin kur në drejtim të tavolinës së tyre u qëllua të paktën katër herë.

Në xhamin e lokalit shihen qartë katër shenjat e plumbave të armës së zjarrit, ndërkohë që të katër personat që ishin në të njëjtën tavolinë kanë shpëtuar fatmirë- sisht pa marrë plagë. Pas hetimeve të kryera nga grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, dyshohet se autori i atentatit është një 47-vjeçar.

Policia e Fierit nuk ka dhënë detaje që kanë çuar në këtë përfundim, por bën të ditur se ka shpallur në kërkim shtetasin A.P. Ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit të dyshuar, grupi hetimor vijon ende punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër gëzhoja pistolete, shkruan ‘Panorama’.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, ku u qëllua në drejtim të tavolinës ku ishin ulur pronari i lokalit A.M. 45 vjeç bashkë me A.B. 53 vjeç, A.Xh. 49 vjeç dhe S.N. 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka marrë në pyetje të pranishmit në tavolinën e shënjestruar, për të kuptuar nëse kanë pasur ndonjë konflikt të mundshëm me persona të tjerë.

Nga ana tjetër, po hetohet për të kaluarën e katër personave në fjalë për të arritur në përfundimin se cili prej tyre ka qenë shënjestra. Ndërkohë që po punohet për 47-vjeçarin e shpallur në kërkim si autor i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. m.r.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi, e mërkurë 8 nëntor 2017
Previous article Zbulohen dy letrat e Zogut të 1944 që nuk erdhën kurrë në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën 73-vjeçari pasi u përplas nga furgoni

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund Aktualitet

RRETHOHET NGA RENEA/ Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

VRAU ISH-VJEHRRIN DHE RRËBEU ME FORCË ISH-GRUAN/ Kush është autori i ngjarjes në Roskovec Aktualitet

VRAU ISH-VJEHRRIN DHE RRËBEU ME FORCË ISH-GRUAN/ Kush është autori i ngjarjes në Roskovec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT