• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FIER/ Naftëtarët e ARMO-s në protestë. Bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë (LIVE)
Home
Sociale

FIER/ Naftëtarët e ARMO-s në protestë. Bllokojnë rrugën dhe përplasen me policinë (LIVE)

19 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Është tensionuar situata në Fier, aty ku naftëtarët e ARMO kanë vijuar edhe sot protestën, duke kërkuar punë dhe rrogat e prapambetura. Mësohet se punonjësit e naftës kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit dhe janë përplasur me policinë. Naftëtarët kërkojnë sot përgjigje nga prefekti.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë zgjidhje për dy kërkesat e tyre, duke paralajmëruar se do të bëjnë atë që bënë minatorët në vitin 1992. Më tej, naftëtarët e ARMO kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë partie politike, teksa i kanë kujtuar Ramës se ndodhet në atë kolltuk me votat, djersën dhe gjakun e tyre.

Naftëtarët kanë nisur një marshim-protestë përmes qytetit të Fierit:

Posted by Organizata Politike on Friday, January 19, 2018

“Ne jemi mbledhur sot për të vazhduar protestën tonë shumë paqësore, për t’i thënë Ramës merre seriozisht problemin e naftëtarëve, sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992, mos u tall me ne, me familjet tona, se ai kolltuku jot në fund të fundit është me votat tona, me djersën tonë dhe me gjakun tonë. Ne sot këtu do të vendosim bashkërisht me një lëvizje punëtore pa udhëheqje, pa politizuar, mos të shpresojë asnjë parti politike se ne do ta mbështesim, vërtet zgjidhja jonë do të vijë përmes politikës, por kurrë nuk do bëhemi pjesë e saj. Ne sot do të vendosim çfarë do të bëjmë të hënën, nëse sot prefekti nuk na kthen përgjigje për dy kërkesat tona punën dhe rrogat”, tha njëri prej protestuesve.

Naftëtarët e ARMO kërkojnë punë dhe rrogën e prapambetur të muajit dhjetor. Ndërkohë, nga protesta e sotme janë krijuar radhë të gjata mjetesh në rrugën kryesore, e bllokuar nga naftëtarët.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reagojnë serbët: Ivanoviç u vra me urdhër nga Beogradi, jo nga shqiptarët
Previous article Del biografia e “Zonjës së Parë”: Ja gjërat që nuk i dinit për Brigitte Macron (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT