• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FIDANË KANABISI GATI PËR MBJELLJE NË PYLLIN E SEMANIT/ Arrestohet pronari i tokës, procedohet roja
Home
Sociale

FIDANË KANABISI GATI PËR MBJELLJE NË PYLLIN E SEMANIT/ Arrestohet pronari i tokës, procedohet roja

20 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit, duke arrestuar një person, shpallur në kërkim një tjetër dhe proceduar rojen e pyllit.
Sipas uniformave blu, bimët e kanabisit janë zbuluar në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., i cili është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit u godit një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, si dhe procedohet penalisht roja i pyllit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur që në fshatin Darzezë të parandalojnë dhe të godasin një tentativë të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrollit, në pyllin e Semanit, në tokën në përdorim të shtetasit F. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 55 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Fier.

Gjithashtu u procedua penalisht, për moskallëzim krimi, roja i pyllit, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Seman.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKËMBENIN ARMË ME KANABIS/ Kush ishte koka e grupit kriminal në Kukës...punonjësi i policisë i kishte dalë garant për drogën e mbjellë
Previous article DËMTIME TË SHPESHTA/ Tifozët e Juventusit “akuzojnë” të dashurën e Douglas Kostas (FOTO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT