• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTON DITËLINDJEN NË BURG/ E dashura-Haxhisë: Bëj “gafë” dhe merr këshilla nga Nard Ndoka se…
Home
Aktualitet
Drejtësi

FESTON DITËLINDJEN NË BURG/ E dashura-Haxhisë: Bëj “gafë” dhe merr këshilla nga Nard Ndoka se…

9 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Pas ekstradimit nga Turqia Izet Hxhia, ish truproja i Sali Berishës ndodhet në burg.

Ndërsa ajo që ka habitur më shumë gjatë kësaj periudhe që Haxhia është në burg, është pikërisht e dashrua e tij. Gruaja misterioze, e cila i ka rrëmbyer zemrën Haxhisë vazhdimisht në profilin e tij bën deklarata dashurie.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi.

Izet Haxhia feston sot ditëlindjen, në këtë ditë të veçantë, të cilën Haxhia do e kalojë në qeli, e dashuara e tij i ka kushtuar një dedikim të gjatë në faqen e tij personale në Facebook.

Ndërsa i shpreh dashurinë dhe i tregon se si do të donte ta kalonin këtë ditë, në fund të shkrimit të saj, gruaja nuk lë pa thumbuar. Teksa i kërkon Haxhisë që edhe për ditëlindjen e saj t’i bëjë një tortë me duart e tij, ajo i thotë se për një gjë të tillë mund të marrë këshilla edhe nga Nard Ndoka.

“Nuk më intereson fare se si, qysh, tek, nga, ku….. futu në kurs gatimi, shpik krahë të fluturosh që aty, pije detin Ksant, fillo ndonjë revolucion, merr keshilla nga Nard Ndoka……punë për ty”, shprehet ajo ndër të tjera.

E plotë

Dita e lindjes tende sot, dashuria ime Çfare dite…!!!!!

Kam planifikuar ne mendjen time imagjinare, gjithe programin.

Do vij te te marr aty…ti je me i bukur se kurre, ( edhe une) ..dhe do shkojme ne Tropoje, ne Babine,atje ku ti linde! Do kendojme, do qeshim, do t i jemi mirenjohes atij vendi…!

Une s kam qene kurre ne Tropoje, ndaj ke shume gjera per te me treguar…

Pastaj do kthehemi ne Tirane, dhe do te te tregoj shtepine ku linda ,

edhe aty do emocionohemi pakez, sigurisht!

Asnje moment nuk do t i shkepusim duart!

Do me tregosh fakultetin tend, do te te tregoj klasen ku une studjoja me ore te tera, rruget qe i kemi dashur e na kane qene deshmitare ne gezimet dhe hallet tona….

Pa asnje dyshim, do te shkojme tek ajo kafe e vogel prane Akademise,ku jemi njohur para 20 vitesh, atehere kur mendja jote ishte e mbushur me politike dhe halle, kurse e imja me Maria Callas dhe me opera…. Ty s te kujtohet, qe kisha tela ne dhembe, isha e vockel dhe pa asnje lidhje me boten tende dhe politiken..?

Pastaj, me tapetin fluturues te mendjes time, do ndodhemi ne Paris, do te te tregoj gjithcka, vitet e studimit, konservatorin, mencen studentore,ku here haja e here jo, sepse preferoja te blija nje parfum ose te shikoja nje opera a teater dhe te rrija 2 dite pa ngrene?..

Sa tmerrsisht shume do dashurohemi sot!

Sot , gjithe ky planet eshte vetem per ty!

Do bejme shume gjera, me ate entuziazmin dhe pasionin tone, me ate embelsine dhe butesine tone( qe veç une t a njoh aq mire)!

Ne fakt, kjo dite eshte me shume feste per mua sesa per ty! Sepse pikerisht sot, Zoti solli dhuraten me te madhe qe do te kisha ne jete, TY!

Nuk di te bej urime, me jane dukur gjithmone klishé, dhe ngec…ngec!

Por di qe sot, ka ardhur ne jete nje misionar ne kete bote, qe do te me prezantonte me dashurine, me lumturine, madje edhe me vetveten time te vertete!

Driteza ime, a arrin valle t a ndjesh se sa te dua?

Sepse mendja , sado te mundohet, nuk do arrije t a kuptoje.. Vetem shpirti mund t a ndjeje!

GEZUAR DITEN TENDE TE LINDJES , DHURATA IME , DASHURIA ME MILIONA DASHURI BRENDA, I BUKURI E I MIRI IM,SHOKU IM I NGUSHTE, FRYMEZIMI IM!!!

Asgje me te bukur ne jete ,nuk do te kisha imagjinuar kurre!

Faleminderit Zotit dhe dy prinderve te tu, qe te krijuan kaq te mrekullueshem!

Edhe plot e plot vite te tjera, shendeti e dashurie!

Atje ku ti je, mbylli syte dhe do shohesh qe gjithe universi sot,

feston per ty!

Te gjithe miqte e tu te shumte , i ke prane sot! Apo jo çuna, goca??

Te dua, te dua, te dashuroj…

aq teper shume sa nuk e di as vete..

Sa bukur? Sa bukur, shpirt…!!!

Gezuar, Gishteza imi jetes

Ps: Tani, hajde pak te them dicka te veshi:

Degjo ketu, or Izet Haxhia!!!!

3 dite pune me ka marre kjo torta e zoterise tuaj! 11 kate, vdiqa me furrén ne mes te vapes?me 4 tepsi te madhesive te ndryshme..?

Dhe me lumshin duart e arta prej punetoreje te papertuar..!

Ben vakiiiii….ben vaki se s me ben nje si kjo per ditelindjen time ,me duart e tua…gjej vrime, futu e mbulohu

Nuk me intereson fare se si, qysh, tek, nga, ku….. futu ne kurs gatimi, shpik krahe te fluturosh qe aty, pije detin Ksant,fillo ndonje revolucion, merr keshilla nga Nard Ndoka……pune per ty

Kaq po t ‘them… ndryshe do te te duket burgu

si kopshti i Edenit…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me fshatin shqiptar ku është e ndaluar të flitet shqip
Previous article Gënjeu se ishte spiun i CIA, ja se çfarë i ndodhi të riut

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT