• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FESTON 77-VJETORIN E LINDJES/ Shkrimtari Fatos Kongoli: Mëkati më i madh në jetë, mosmirënjohja…
Home
Kulturë

FESTON 77-VJETORIN E LINDJES/ Shkrimtari Fatos Kongoli: Mëkati më i madh në jetë, mosmirënjohja…

12 January, 2021 s.autor Kulturë

Në këtë 77-vjetor të lindjes së shkrimtarit Fatos Kongoli, Qendra Kombëtare e Librit edhe Leximit bën bashkë miq dhe dashamirës të veprës letrare të autorit për t’i uruar: Gëzuar ditëlindjen! Drejtoresha e Qendrës, Alda Bardhyli, teksa e cilëson kontributin e Kongolit të rëndësishëm në letërsi, në gjuhë, por dhe në përshkrimin e dramës së vendit tonë pas viteve ‘90, në shenjë mirënjohje i dorëzoi një certifikatë

“Jemi mbledh për 77-vjetorin e lindjes së autorit, i cili është ndër më të rëndësishëm pas viteve ’90. Vepra e tij ka përshkruar gjithë metamorfozën e shoqërisë shqiptare. Le të shpresojmë që kjo pandemi do të marrë fund dhe vitin tjetër ditëlindjen do ta kthejmë në një festë të vërtetë”, shprehet drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli.

“Në fakt Pikaso nuk i pëlqente ditëlindjet, por merrte pjesë në festa me kushtin që mos t’i përmendej mosha. Ndërsa, ne jemi sot me Kongolin, i cili vetëm gjatë këtij viti ka shkruar dy libra. Prandaj ne jemi me Fatosin e ri, plot energji edhe ambicie”, thotë shkrimtari Besnik Mustafaj, teksa lexon edhe motivacionin e certifikatë:

“Për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe të pas viteve ’90 ku, nëpërmjet një gjuhe të elaboruar dhe një mozaiku të plotë karakteresh romanore, ka arritur të shpërfaqë dhe të shpjegojë krizën e njeriut modern”.

Kineasti Spartak Pecani dhe përkthyesi Edmond Tupe rrëfejnë bashkëpunimet që kanë pas me veprat e këtij autori

“Kongoli është si një labirint që ka brenda të bukurën, të papriturën dhe ka qenë një ndihmë e madhe për skenarët. Veprat e tij jetën time ma kanë bërë shumë më të bukur. Unë kam sërish në duar romanin “Lëkura e qenit”, që ka fituar të drejtën për prodhim kinematografik dhe së shpejti do të nis xhirimet. Jam i lumtur, që veprën më të mirë do ta kem në duar në fund të krijimtarisë sime. Kam jetuar prej 15 vitesh ditë për ditë me të. Jam lumturuar me punën, personazhet dhe filozofinë tënde. Çdo ditë fle dhe ngrihem, jetoj me të”, thotë regjisori Pecani.

Ndërsa, shkrimtari Fatos Kongoli shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata njerëz. që i kanë qëndruar pranë në sfidat jetësore, që ka kaluar

“Jam shumë i emocionuar, nuk e prisja këtë vlerësim dhe ceremoni që po bëhet në këtë kohë pandemie. Falënderoj Zotin, që më jep edhe një ditë të re… Ju falënderoj të gjithëve. Unë mendoj që mëkati më i madh njerëzor është mosmirënjohja. Këtë e kupton, pasi ngjitesh deri sipër. Troket tek Shën Pjetri të mbyllet dera dhe kthehesh pas, atëherë e kupton se çfarë është mirënjohja. Faleminderit të gjithëve!”, thotë Kongoli.

Shkrimtari Fatos Kongoli është autor i rreth 20 librave. Është vlerësuar brenda edhe jashtë vendit me çmime. Mban titullin “Mjeshtër i madh”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRPRITEN RESHJET E SHIUT/ Nga nesër temperaturat do të arrijnë në minus 10 gardë
Previous article BIZNESI PËRMIRËSON BESIMIN NË EKONOMI/ BSH: Pritshmëritë për vitin 2021 janë më optimiste

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT