• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FESTOI DITËLINDJEN LUKSOZE/ Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së
Home
Nderkombetare

FESTOI DITËLINDJEN LUKSOZE/ Ish-ministrja kroate dënohet për keqpërdorim të fondeve të BE-së

2 September, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për shpenzim të mijëra eurove nga fondet e Bashkimit Evropian për darka luksoze.

Gabriele Zalac, e cila u shkarkua nga posti i saj si ministre e fondeve të BE-së në Kroaci në mes të vitit 2019, u dënua me shtatë muaj burg për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar, njoftoi Zyra Evropiane e Prokurorit Publik (EPPO) përmes një njoftimi.

Disa ministra nga partia konservatore HDZ e kryeministrit Andrej Pllenkoviq, janë dorëhequr për shkak të akuzave për korrupsion, që kur ai mori pushtetin më 2016.

Sipas njoftimit të EPPO-së, që ka kompetencë hetimin e keqpërdorimeve të fondeve të BE-së, Zalac shpenzoi pothuajse 10.000 euro në restorante gjatë të paktën nëntë rasteve.

Mediat lokale raportuan se ajo përdori fonde të BE-së për të mbuluar shpenzimet e festimit të ditëlindjes së saj të 40-të.

Zalac, e cila u arrestua për herë të parë në vitin 2021, pranoi fajësinë për akuzat dhe rimbursoi shumën e plotë.

Në qershor, ajo gjithashtu pranoi fajin për keqpërdorim të detyrës dhe ndikim të paligjshëm lidhur me blerjen e një sistemi të ri IT-së për ministrinë që udhëhiqte.

Ajo u dënua me dy vjet burg për rolin e saj në keqpërdorimin e më shumë se 1.3 milion eurove dhe u pajtua të paguajë 200.000 euro si kompensim të pjesshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VDEKJA E GREQISË"/ Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë
Previous article SULM ME THIKË NË FRANCË/ Pesë të plagosur, policia vret agresorin pas përpjekjeve për ta arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT