• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FESTIVALI TEATROR RINOR “GJERGJ TROLA”/ 20 shkolla në konkurrim
Home
Kulturë

FESTIVALI TEATROR RINOR “GJERGJ TROLA”/ 20 shkolla në konkurrim

29 April, 2025 s.autor Kulturë

Për një fjalë goje” është shfaqja e vënë në skenë nga gjimnazistët e shkollës “Ismail Qemali”, në sallën “Black Box” të Universitetit të Arteve. Ajo është pjesë e Festivalit Teatror të të Rinjve “Gjergj Trola”, që këtë vit shënon edicionin e 21-të. Festivali i themeluar në vitin 1999 nga Gjergj Trola është pagëzuar në 2017-ën me emrin e tij, vetëm pak kohë pas ndarjes nga jeta të artistit.

“Deri para dy vitesh ky festival ka qenë kombëtar dhe me shpresën që ta risjellim përsëri jo vetëm kombëtar, por mbarëkombëtar me gjithë trojet shqipfolëse. Në vitin e fundit, më 2016, kur Gjergji ishte gjallë dhe e realizoi, ky festival ishte mbarëkombëtar: ku kishte edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ne do të mundohemi ta risjellim dhe ta çojmë atë që ai filloi dhe donte të arrinte.”, – thotë Ada Trola, organizatore dhe drejtuese e festivalit.

Festivali këtë vit përfshin 20 shkolla të mesme në konkurrim dhe përgjatë dhjetë ditëve, çdo ditë prezantohen dy shfaqje.

“Duke qenë se kemi të bëjmë me gjimnazistë, normalisht shfaqjet nuk mund të jenë të gjata më shumë se sa maksimumi 40 minuta, se janë të rinj, joprofesionistë dhe pas minutës së 40-të i kap lodhja, stresi dhe fillon e ulet niveli i aktorit në skenë e nuk mund të japin 100 përqindëshin e tyre.”, – shpjegon Trola.

Ardien Gjabri, drejtor artistik i festivalit dhe asistent i tij është një ndër ata të rinj që fillesat në rrugëtimin artistik i ka pasur nga ky festival, si gjimnazist shtatë vite më parë.

“Fokusi kryesor ka qenë që këta gjimnazistë, minimalisht të marrin një kujtim të bukur dhe veç profesionistëve të rinj të afrojmë dhe publik të ri, se po humbet kultivimi i artit te rinia.”, – thotë Gjabri.

Ai vëren se për të rinjtë sot në Shqipëri është shumë vështirë të jenë pjesë e artit.

“Jemi nga të paktat vende në botëm që artistët bëjnë tre punë. Në gjithë botën mjafton një projekt edhe për gjithë vitin, ne duhet të bëjmë tre punë që të mbijetojmë.”, – shprehet ai.

Festivali Teatror Rinor i shkollave të mesme “Gjergj Trola” ka filluar më 22 prill e do të mbyllet më 6 maj, ku një juri profesionale me në krye aktoren Marjeta Ljarja do të ndajë çmimet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO I KENI TË PREFERUARAT/ Këpucët e tua të radhës duhet të jenë në këtë ngjyrë
Previous article "NJË GRUA SAKRIFIKON TRUPIN..."/ Dafina Zeqiri thellësisht e lënduar nga paragjykimet gjatë shtatzënisë

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT