• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FESTIVALI “MARUBI” KUSHTUAR UKRAINËS/ Veliaj: Të hënën takoj kryebashkiakun e Kievit, do rindërtojmë shkolla në Ukrainë
Home
Politikë

FESTIVALI “MARUBI” KUSHTUAR UKRAINËS/ Veliaj: Të hënën takoj kryebashkiakun e Kievit, do rindërtojmë shkolla në Ukrainë

25 September, 2022 s.autor Politikë

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri mbylli mbëmë edicionin e 17-të të tij, me një dedikim të veçantë për luftën në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij në ceremoninë përmbyllëse shprehu mirënjohjen e tij për drejtuesit e festivalit, të cilët e kanë kthyer zonën e Kinostudios me Akademinë e Filmit Marubi në një pol të rëndësishëm kulturor.

“Këtu jemi në Kinostudio, të cilën e kam pasur ëndërr të jetë një qendër graviteti e qytetit, por të tillë e bën fakti kur ndodhin aktivitete. Ju falenderoj për këtë festival! Shkolla Marubi është kthyer në një pol edhe para se të vinte autostrada, edhe përpara se të vinte sinjalistika, edhe përpara se të vinte ujësjellësi dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Jam shumë i bekuar sot që keni vendosur t’ia dedikoni festivalin një ngjarjeje që po ndodh shumë pranë realitetit dhe historisë tonë, siç është kauza e Ukrainës”, tha kreu i Bashkisë.

Veliaj u shpreh se Ukraina dhe procesi i rindërtimi i pasluftës do të mbledhë në Pragë kryetarë bashkish nga e gjithë bota, për të dhënë ndihmën e tyre konkrete në këtë moment të vështirë.

“Të hënën do të takoj Vitali Klitçkon [kryebashkiaku i Kievit] në Pragë, ku kemi krijuar një koalicion me kryetarë bashkie. Tirana është bashkia simotër e Bashkisë së Kharkivit. Kharkivi, siç e dini, është qyteti që po bombardohet më shumë për momentin. Kemi filluar që tani të mendojmë për pjesën e rindërtimit atje. Bashkia e Tiranës ka kaluar një buxhet për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe në Kharkiv; pra, në zonën më të goditur nga sulmet dhe agresioni rus. Në Pragë do të kemi një konferencë për të gjithë kryetarët e bashkive, që, ashtu siç Tirana vendosi të japë disa fonde, të kemi bashki të tjera që marrin përsipër rindërtimin në qytete të tjera ukrainase,” u shpreh ai.

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, u shpreh mirënjohës që Festivali iu kushtua luftës në Ukrainë. “Jam shumë i prekur që ky festival iu kushtua Ukrainës dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës që u bë lidhja midis Festivalit të Ukrainës gjatë këtyre ditëve. Si ambasador, unë kam mjaft informacione mbi atë që po ndodh në Ukrainë, por perceptimin real unë e marr nga njerëzit e thjeshtë, nga ata që i kanë mbijetuar luftës dhe ju siguroj që ndryshon tërësisht perceptimin tonë për të mirën e të keqen. Marr të dhëna për Bucha-n, Mariupol-in, dhe e di tmerrin që po përjetojnë civilët në ato zona. Sot jemi në ditën e 230 që nga fillimi i luftës dhe njerëzit në Ukrainë besojnë te fitorja,” tha mes të tjerash Shkurov.

Në fund të ceremonisë përmbyllëse u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë. Festivali për herë të parë u shoqërua me një ekspozitë fotografike, me foto nga Lufta në Ukrainë, realizuar në bashkëpunim me ambasadën e Ukrainës në Tiranë. Në këtë edicion ishin përzgjedhur 37 filma prej 3200 aplikimeve nga e gjithë bota.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HABITEN MJEKËT/ Gjejnë dhe heqin 50 bateri nga stomaku i një gruaje
Previous article PERSONALITET DHE GJEOMETRI/ Asllani, në regji përballë Murinjos

s.autor

Postime të ngjashme

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove Politikë

SULMET ME VEZË NË PROTESTË/ Muçi: Nuk kanë ardhur nga ne, janë të flamingove

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave Politikë

KUVEND/ Manastirliu: Shqipëria më pranë BE-së, do të mbyllim 3 kapitujt e parë të negociatave

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura Politikë

MBLIDHET SOT KUVENDI/ Në rend dite veprimtaria e KQZ-së, Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të pavarura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT