• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
FESTIVALI I TEATRIT I 10-TË/ Gjimnazistët e Tiranës përgatiten për shfaqjen më të mirë
Home
Kulturë

FESTIVALI I TEATRIT I 10-TË/ Gjimnazistët e Tiranës përgatiten për shfaqjen më të mirë

13 March, 2019 k.autor Kulturë

Rikthehet Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme të Tiranës. 10 shfaqje do të ngjitën në skenën e ArTurbinës nga gjimnazistë dhe regjisorë të rinj. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, mirëpret gjimnazistët, të cilët do të ngjiten në skenë

Festivali i Teatrit për Shkollat e Mesme, TK-RIN ART 2019, rikthehet në edicionin e dytë tek ArTurbina. Gjimnazistët e dhjetë shkollave në Tiranë, do të ngjisin në skenën e teatrit shfaqje, si “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, “Shtëpi kukulle”, “Testamenti”, “Përtej horizontit” edhe të tjera, nën udhëheqjen e regjisorëve të rinj. Festivali u jep mundësinë, të gjithë të rinjve, që kanë talent dhe dëshirë për t’u marrë me art, që t’i zhvillojnë më tej njohuritë e tyre. Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, mirëpret gjimnazistët, duke u uruar mirëseardhjen në teatër

“Mendojmë që pas Festivalit në shtator, të nisim me konceptin e studios eksperimentale. Kjo do të thotë që ne të krijojmë skena paralele me artistë, që do të bëhen pjesë e teatrit, paralelisht me artistët profesionistë në skenë”, shprehet Hervin Çuli.

E pranishme ishte edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila e konsideroi këtë projekt shumë të mirë për identifikimin e elementëve të talentuar

“Është shumë kënaqësi që shikoj brezin e ri, që ka një lloj entuziazmi, që vjen nga arti dhe kultura. Është një mundësi shumë e mirë që Ministria e Kulturës ka nisur këtë punë”, thotë Elva Margariti.

Ndërsa, gjimnazistët ndanë mes tyre eksperiencën e fituar gjatë këtij udhëtimi

“Jemi shumë të kënaqur për këtë iniciativë, që ne na jep mundësinë për të zhvilluar më shumë pasionin tonë për teatrin”, shprehen gjimnazistët.

Regjisorët e rinj që po punojnë në dhjetë shkolla të kryeqytetit, janë: Ledjan Gjeçi – “Arben Broci”, Algiona Aga – “Sami Frashëri”, Alba Shtembari – “Petro Nini Luarasi”, Deljana Topulli – “Aleks Buda”, Ledio Shehaj – “Andon Zako Çajupi”, Albi Dhima – “Qemal Stafa”, Françeska Hysi – “Ismail Qemali”, Marsel Greva – “Partizani”, Xhuliano Brisku – “Besnik Sykja”, Emiljano Bufazi – “Abdulla Keta”.

Festivali nis në datë 20 mars në skenën e ArTurbinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LUMË" MILIONASH NGA UEFA/ "Zonja e Vjetër" feston dyfish pas Atleticos, ja arsyeja e bujshme
Previous article MORËN FUND "PA U BËRË PUBLIKE"/ Ndarjet e bujshme të çiftëve të showbizit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT