Edhe pse ndonjëherë vëmendja është në aktivitetet që zhvillohen në zonat më të urbanizuara, ku kryeson Tirana, nuk mund ta mohojmë që edhe në zonat e vogla organizohen aktivitete shumë interesante.
I tillë është edhe “Festivali Jugor në Naryrë” që do të zhvillohet në një interval kohor prej 4 ditësh, në fashatin turistik të Vlorës, në Borsh.
“Turissmo.al” i ka kushtuar vëmendje këtij aktiviteti interesant ku ndër të tjera shkruan: Edicioni i tretë i “Festivalit Jugor në Natyrë” do të mbahet nga data 26 deri më 29 prill dhe do të sjellë 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive dhe kulturore, muzikë, traditë dhe gatime të kuzhinës tipike shqiptare.
Mbrëmjet do të shoqërohen nga shfaqje muzikore nga shumë artistë shqiptarë siVenera Lumani, Alban Nimani etj, si dhe nga grupe muzikore ku përmendim Urban Band, Elita 5 etj.
ARTIKULLI I PLOTË:
Festivali i Jugut në Natyrë, tashmë festivali tradicional i rivierës shqiptare, i financuar nga qeveria gjermane, organizohet në Borsht të Vlorës nga data 26 prill deri më 29 prill, në edicionin e saj të tretë.
Programi i festivalit
Edicioni i tretë i “Festivalit Jugor në Natyrë” do të mbahet nga data 26 deri më 29 prill dhe do të sjellë 4 ditë të mbushura me aktivitete sportive dhe kulturore, muzikë, traditë dhe gatime të kuzhinës tipike shqiptare.
Fshati Borsh i Vlorës, i cili organizon festivalin këtë vit, njihet për potencialin e tij agro- turistik, historinë e saj, pemët e ullinjve dhe për prodhimin e naftës.
Përveç elementeve që kanë karakterizuar edicionet e mëparshme, këtë vit do të ketë edhe më shumë adrenalinë tek pjesëmarrësit, në sajë të aktiviteteve të reja.
Gjithashtu do të ketë edhe panaire të prodhimit bujqësor lokale të zonës si dhe prodhimeve zejtare, ndërsa një eksopozitë tjetër me produktet tipike të zonës do të mbahet të dielën për Pashkët Ortodokse.
Mbrëmjet do të shoqërohen nga shfaqje muzikore nga shumë artistë shqiptarë siVenera Lumani, Alban Nimani etj, si dhe nga grupe muzikore ku përmendim Urban Band, Elita 5 etj.
Për më tepër gjatë ditëve të festivalit do të ketë disa forume diskutimi, si ajo për projektin e 100 FSHATRAVE, por edhe diskutime të organ izuara me përfaqësues të sektorit privat dhe qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Përgatiti: AlpeNews.al


