Festival “Bashtova” ka startuar në kalanë me të njejtin emër të ndërtuar në shekullin e 15-të dhe sheh si në pëllëmbë të dorës ga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta.
Për dy ditë rresht në Kalanë e Bashtovës zhvillohet këtë fundjavë Festival “Bashtova” një organizim i kantautorit Alban Nimani. Në skenë natën e parë u ngjit grupi “Askund sikur dielli” i Alban Nimanit, pastaj grupi i Dren Abazit dhe më pas grupi “Bla Ble Bla” nga Shkupi. Ndërkohë që festivalin e hapi një grup polifonik nga Tepelena.


