• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FESTIME DHE SPEKTAKËL FISHEKZJARRESH”/ Ja si e priti bota Vitin e Ri 2025
Home
Sociale

“FESTIME DHE SPEKTAKËL FISHEKZJARRESH”/ Ja si e priti bota Vitin e Ri 2025

1 January, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Me shpresën për një vit sa më të mbarë e gjithë bota mirëpriti 2025 me festime dhe spektakle fishekzjarresh që ndriçuan qiellin ne kryeqytetet kryesore ndërkombëtare.

Zelanda e Re ishte e para qe priti vitin e ri me një shfaqje fishekzjarresh për të shënuar fillimin e 2025-ës. Nje spektakël fishekzjarresh nga Kulla Sky Auckland mirëpriti vitin e ri 2025. Ndërsa ora shënonte mesnatën e 31 dhjetorit, qytetaret e Zelandes se Re e nisën Vitin e Ri me festime duke u bërë vendi i parë në botë që mirëpriti vitin e ri 2025. Mijëra njerëz u mblodhën në bregdet, duke brohoritur dhe duke kënduar ndërsa qielli ndriçohej me ngjyra te fishekzjarreve.Me pas ishte radha e Australisë për të mirëpritur vitin e ri 2025. Sydney u shndërrua ne një qytet festimesh me shfaqje spektakolare fishekzjarresh, ku mijëra njerëz kishin dale per te shijuar nga afër të gjithë këtë skenë.

VIDEO

Dubai e priti Vitin e Ri me një shfaqje mahnitëse fishekzjarresh në gradacelen më të lartë në botë, Burj Khalifa. Qindra u mblodhën për të parë shfaqjen gati 9-minutëshe të titulluar “Përtej ëndrrave”, duke shfaqur fishekzjarre, lazër dhe shfaqje shumëngjyrëshe në Burj Khalifa.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën nën Portën e Brandenburgut në kryeqytetin e Gjermanisë Berlin për të nisur fillimin e vitit 2025. Deri në 60,000 njerëz ishin të pranishëm në rrugë në anën perëndimore të Portës që dikur ndante Berlinin Lindor dhe Perëndimor deri në rënien e Murit të Berlinit në nëntor 1989.

Parisi e nisi 2025-ën me fishekzjarre masive të cilat për një moment mbuluan monumentin e Harkut te Triumfit në një shfaqje të zjarrtë. Mijëra njerez u mblodhën në Champs Elysees të kryeqytetit francez për të ndjekur spektaklin e organizuar.

Londra e mirepriti Vitin e Ri me një shfaqje spektakolare fishekzjarresh. Spektakël e fishekzjarreve zbukuruan lumin Thames dhe ndërtesën ikonike te Big Benit. Festimet vazhduan pavarësisht se pjesa më e madhe e Mbretërisë së Bashkuar iu nënshtrua paralajmërimeve të motit të keq për javën e ardhshme, me shi të dendur dhe erëra të forta që do të preknin pjesë të Skocisë, Irlandës së Veriut dhe Anglisë veriore.

Pasi qëndruan në Times Square të Nju Jorkut për orë të tëra, mijëra amerikane dhe turiste te shumte mirepriten Vitin e Ri të me ceremoninë vjetore të globit te kristalte. Spektakli I ketij viti ne Times Square u prezantua nga artistja me origjine shqiptare nga Kosova, Rita Ora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË GREQI/ Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën
Previous article "MBAJ PËRGJEGJËSI TË PLOTË"/ Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, dy vajza...

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës Aktualitet

NIS PROTESTA E 24 NË TIRANË/ Kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT