“Babagjyshi po vjen në shtëpitë tona”, dhe këtë gjë e besojnë rreth 85% e fëmijëve amerikanë.
Në një shkrim nga CNN, 85% e fëmijëve 4 vjecar dhe 65% e fëmijëve 6 vjecar besojnë se babagjyshi ekziston. Shifrat bien me ritjen e fëmijëve në moshë dhe këtë gjë e tregon dhe sondazhi ku fëmijët e moshës 8 vjec nuk i besojnë shumë babagjyshit dhe numri i tyre shkon në 25% .
Këto ishin rezultatet që u botuan në një studim të vogël në Journal Amerikane të Orthopsychiatry në 1978.
Por sipas studiuesve këto shifra të fëmijëve që besojnë te babagjyshi nuk kanë ndryshuar shumë gjatë viteve.
Studiuesit në Revistën e Njohjes dhe Zhvillimit në 2011 tregojnë se 83% e 5-vjeçarëve mendojnë se bagjyshi është real.
Ndërkohë një vit më parë në po këtë revistë studiuesja Thalia Goldstein është shprehur se cdo sondazh në lidhje me besimin e fëmijëve te babagjyshi dominon rreth 83%, 85% pro nga moshat 4 deri në 6 vjec.
“Besimi i fëmijëve te babagjyshi fillon kur ata janë në moshën 3-4 vjeçare. Besimi është shumë i fortë nga mosha 4 deri në 8,” tha ajo. “Pastaj, në moshën 8 vjeçare fëmijët fillojnë të mos besojnë më në ekzistencën e babagjyshit.
Pothuajse tre të katërtat e fëmijëve thonë se zakonisht kanë marrë vizita për Krishtlindjeve dhe vitin e ri nga Babagjyshi. Prindërit pohojnë se Babagjyshi kanë qenë ose ata vetë ose dadot e tyre.
Këto sondazhe janë bërë dhe në vende të tjera të botës.
Nga 161 prindër të pyetur në Mbretërinë e Bashkuar, 92.5% e fëmijëve të tyre mendonin se babgjyshi ekzistonte në imagjinatën e fëmijëve të tyre deri në moshën 8 vjeçare.Përgatiti AlpeNews.al





