• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
FESTAT/ Nga Prishtina në Tiranë, si kanë zgjedhur shqiptarët të festojnë sot
Home
Lifestyle

FESTAT/ Nga Prishtina në Tiranë, si kanë zgjedhur shqiptarët të festojnë sot

31 December, 2017 g.autor Lifestyle

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri tek ndërrimi i moteve, qytetarë të shumtë kanë dalë në sheshin kryesor të kryeqytetit për të festuar.

Ata kanë zgjedhur të shfrytëzojnë motin e mirë për të dalë dhe për të shëtitur me familjarët e tyre.

Nga Tirana ka ardhur në Prishtinë për të festuar ndërrimin e moteve, Klaudia Duro, të cilës atmosfera e fundvitit në kryeqytetin kosovar po i pëlqen shumë.

“Unë gjendem në Prishtinë, në fakt është hera e parë që unë vijë për festa të fundvitit në Prishtinë, është një atmosferë e jashtëzakonshme, njerëzit janë shumë mikpritës dhe këtë gjë nuk e kisha ditur në fakt. Prishtina është shumë e dashur, do ta festoj besoj në shesh këtu do jemi deri në orën 12, pastaj do të shkojmë në ndonjë lokal për ta festuar me miqtë”, tha ajo.

Ndërsa, kosovarët do të vazhdojnë traditën që ndërrimin e vitit ta presin me familjarët e tyre në shtëpi.

Violeta Zatriqi, tha se ditën e dytë dhe të tretë do të dalin për të festuar në ndonjë lokal të Prishtinës.

“Sonte do ta festoj në ambientin familjar, në shoqëri dhe në shtëpi. Natën e dytë dhe të tretën do të dalim në ndonjë lokal. Sinqerisht e falënderoj dhe e përgëzoj kryetarin e komunës së Prishtinës për këtë ambient festiv në qytetin tonë, ku po kënaqemi, sidomos sot dita festive dhe po ka argëtim dhe po ka gjallëri në shesh, që do të thotë shumë mirë”, tha ajo.

Ndërsa, gjithmonë është thënë që për ndërrimin e viteve kosovarët shpenzojnë shumë, por që qytetari Fitim Abrashi ka thënë se për këtë festë kanë bërë shpenzime modeste.

“Si zakonisht në shtëpi, me familje, me fëmijë, jo diçka tjetër më interesant. Zakonisht e presim në shtëpi. Jo ndonjë shpenzim kush e di sa, shpenzime modeste sa për një familje mesatare të Kosovës”, theksoi ai.

E lokale të shumta në kryeqytet kanë organizuar mbrëmje muzikore me këngëtarë të ndryshëm për të pritur ndërrimin e viteve.

Përveç lokaleve private, komuna e Prishtinës nuk ka paraparë ndonjë aktivitet për të shënuar ndërrimin e viteve./telegraf

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Spektakël fishekzjarresh edhe në Korenë e Jugut, pamje mahnitëse (VIDEO)
Previous article STUDIMI I ÇUDITSHËM/ Përse kanë "nevojë" çiftet e lumtura për pak tradhëti?

g.autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT