• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTAT E FUNDVITIT/ Policia e Shtetit gëzon me dhurata fëmijët e policëve të vrarë
Home
Sociale

FESTAT E FUNDVITIT/ Policia e Shtetit gëzon me dhurata fëmijët e policëve të vrarë

29 December, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Policia e Shtetit ka kujtuar sot fëmijët e punonjësve të policisë, të rënë në krye të detyrës, ndërsa i ka gëzuar ata me dhurata me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka uruar fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, për një vit sa të më mbarë, dhe i ka inkurajuar ata që të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të kenë përkrahjen e Ministrisë së Brendshme, të qeverisë shqiptare dhe derën e hapur të Policisë së Shtetit, në çdo kohë.

Drejtor Nano ka biseduar me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorë të Policisë, duke shkëmbyer mesazhe mbështetjeje e solidariteti, dhe u ka premtuar se përherë do gjendet pranë tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për shkak të masave anticovid, ceremonitë festive me familjarët e Dëshmorëve të Policisë në qarqe janë zhvilluar nga Drejtoritë Vendore përkatëse të Policisë.

 

 

“Të nderuar fëmijë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë,

Të nderuar pjesëmarrës,

Sot jam mes jush, jo për traditën dhe as për të kaluar radhën, por jam këtu me përgjegjësinë e detyrës dhe me ndjenjën prindërore, me detyrimin moral për të lehtësuar sadopak dhimbjen e gjithësecilit prej jush, që u ulët nën pemën e Krishtlindjes, pa heroin tuaj. Jam me ju për të kaluar bashkërisht çaste festive. Të qenit sot mes jush, për të festuar së bashku festat e fundvitit, është privilegj, kënaqësi dhe reflektim.

Përtej traditës së fundvitit apo pakove të bëra me dashuri nga donatorët tanë, ky takim festiv është shprehje e solidaritetit, përkrahjes e mbështetjes për ju të dashur fëmijë dhe familjarë të Dëshmorëve të Policisë, por njëherazi është kujtesë dhe vlerësim për sakrificën më sublime, atë të mbrojtjes së jetës me jetë.

Reflektim për ripërtëritje të vlerave dhe traditës, por dhe për nxjerrje përgjegjësish se çfarë kemi bërë mirë e ç’duhet të bëjmë akoma më mirë, për ju në radhë të parë dhe për të gjithë shoqërinë, me qëllim që të kemi sa më pak dëshmorë dhe shumë më shumë rend e siguri. Jam i emocionuar që ju shoh sot më të rritur, më të maturuar. Jam i sigurt që keni punuar fort për të qenë nxënës të mirë dhe për të arritur rezultate të larta në shkollë, duke na bërë krenarë të gjithëve.

Nga viti në vit shumë prej jush jeni bërë edhe pjesë e Policisë së Shtetit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim për të përmbushur amanetin e heronjve tuaj. Ju nuk do të jeni asnjëherë vetëm, por përherë do jeni në familjen e madhe të Policisë së Shtetit, në këtë familje për të cilën njerëzit tuaj më të dashur, dhanë gjënë më të shtrenjtë, jetën, dhe për këtë ju duhet të ndiheni krenarë, pasi babai, vëllai, familjari juaj, që sot nuk është këtu me ne, është përjetësisht në piedestalin e nderit të kombit dhe në vetëdijen e mbarë shoqërisë.

Unë dhe të gjithë punonjësit e Policisë jemi miqtë tuaj më të ngushtë, jemi përherë pranë jush, duke u kujdesur dhe duke mos ju lënë asnjëherë pas dore. Ne nuk mund ta shlyejmë dot kurrë mungesën që keni në shtëpi dhe familje, por ne mundohemi të bëjmë gjithçka për të qenë pranë jush.

Dua të inkurajoj sot, pjesëtarët e familjeve tuaja që të mos stepen nga vështirësitë, pasi përherë do të keni përkrahjen e Ministrisë së Brendshme dhe të qeverisë shqiptare. Trokisni në çdo kohë në derën e Policisë së Shtetit, se kjo derë është e hapur përherë për të gjithë qytetarët dhe ka vend kryesor për familjarët e atyre që jetën e mbrojtën me jetë.

Njëkohësisht dua të shpreh mirënjohjen time, për donatorët e përhershëm dhe të rinj, për të gjithë ata që humanizmi i tyre shkon në drejtim të jetës, duke gëzuar fëmijet e familjarët, jo me vlera materiale se ato mbarojnë shpejt, por me vlera njerëzore, humane e mesazhe mbështetjeje, duke u treguar se këta nuk janë vetëm, por kanë përkrahjen dhe vlerësimin e gjithë shoqërisë.

Gëzuar vitin e ri, qofshin ditët e 2022 të mbushura plot dritë shprese, gëzimi e inkurajimi që të vijoni në rrugën e dijes dhe të vlerave.”, tha Nano.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE KEMI NDARË...."/ Debati Monika-Ilir: Ke zgjedhur momentin e gabuar të rrish rehat
Previous article VARIANTI I RI "BËN NAMIN"/ Bosnja shënon rastet e para, rrezikon të “sundohet” nga Omicron

s.autor

Postime të ngjashme

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT