• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Festat e fundvitit, konfirmohet “bonusi” për 650 mijë pensionistët. Si do ndahen 18 mln USD
Home
Ekonomi

Festat e fundvitit, konfirmohet “bonusi” për 650 mijë pensionistët. Si do ndahen 18 mln USD

27 November, 2017 k.autor Breaking News, Ekonomi

Në buxhet janë veçuar tashmë paratë dhe pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave për të përcaktuar se si do të jetë këtë vit Paketa e Solidaritetit.

Bëhet fjalë për shpërblimet e fundvitit, që do të marrin rreth 650 mijë pensionistë. Për këta të fundit, fondi i ndarë veç në buxhetin e këtij viti është rreth 18 milionë USD. “Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017.

Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”. Kjo fjali, e shkëputur nga relacioni për ndryshimin e buxhetit të këtij viti, qartëson se paratë në buxhet janë dhe do të shpërndahen për festat e fundvitit. Shpërblimi i pensionistëve ka qenë një politikë konstante e të gjitha qeverive.

Ajo ka ndryshuar në varësi të situatës së buxhetit, por përgjithësisht janë gjetur paratë për të ndarë një shpërblim për pensionistët. Problemi i qeverisë është se krahas pensionistëve, do të duhet të shpërblejë edhe familjet në nevojë apo ata që marrin pagesa papunësie, si dhe disa shtresa të tjera vulnerabël. Për pensionistët, fondi i vënë në dispozicion, pret vetëm firmën e qeverisë për t’u shpërndarë. Përgjithësisht, paratë e “festave” janë ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë pensionistët.

Por shuma e kaluar në buxhet këtë vit, bën që shpërblimi të jetë mesatarisht 2700 lekë. Parashikohet që kjo shumë të subvencionohet nga buxheti, në mënyrë që pensionistët të marrin 3 mijë lekë shpërblim për festat. Vendimi i qeverisë do të përcaktojë kategoritë e pensionistëve që do të marrin shpërblim.

E sigurt është që shpërblimi do të ndahet brenda dhjetorit. Zakonisht, qeveria e merr vendimin në mes të muajit dhjetor pasi të rakordohen shumat në buxhetin e shtetit.

Datat e shpërndarjes caktohen me një udhëzim të ISSH dhe çdo pensionist, krahas pensionit mujor, do të marrë edhe shtesën prej 3 mijë lekësh. Sidoqoftë, edhe në rast se pensionistët për ndonjë arsye nuk e tërheqin shpërblimin brenda muajit dhjetor 2017, e drejta për ta marrë kalon edhe muajin tjetër, pra në janar 2018.

Grafiku, për shkak të traditës së këtij vendimi, është gati. Institucionet presin vetëm vendimin e qeverisë dhe kalimin e fondeve, për të bërë të mundur ndarjen e parave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ SHBA, Rusia dhe Kina: “Lufta” për Arktikun
Previous article Kongresmeni 88-vjeçar amerikan, akuzohet për ngacmime seksuale

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT