Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Shkodër në kuadër të aktivitetit kombëtar ”Festat duan dashuri”.
Ministri Bushati konsumoi mengjesin në shtëpInë e të moshuarve ku marrin shërbim mbi 30 të moshuar. Ministri Bushati u shpreh se “Shqiperia solidare na thërret gjatë gjithë vitit.
Ne kemi nevojë për më shumë solidaritet, për të qenë pranë më të dobtëve, të pambrojturve, fëmijëve me nevoja të veçanta e të moshuarve të vetmuar, për të festuar me ata që kanë më shumë nevojë. Ministri Bushati gjithashtu mori pjesë në aktivitetin e organizuar për fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes.
Bushati falenderoi zysh Liljana Luani, mësuesen që kujdeset për ta dhe administratorin e OSHE Adrian Cela për zbatimin e projekteve të posaçme për këto familje. Bushati u shpreh se “Në këto ditë festash dua të falenderoj të gjithë ata që japin kontributin e tyre dhe solidarizohen.
Faleminderit të gjithë shtëpive botuese që u përgjigjen pozitivisht thirrjes tonë për të dhuruar libra për fëmijët e prekur nga fenomeni gjakmarrjes”.








