• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTA E SHFRENUAR ME ALKOOL DHE KOKAINË NË ASTIR/ Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares: Na ftoi që të…
Home
Aktualitet
Kronikë

FESTA E SHFRENUAR ME ALKOOL DHE KOKAINË NË ASTIR/ Zbardhet dëshmia e shoqeve të 21-vjeçares: Na ftoi që të…

11 January, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shoqet e 21-vjeçares që u kyç brenda në apartament të enjten në Astir kanë dëshmuar sërish përpara Policisë së Tiranës.

Ato thanë se kanë shkuar me dëshirë në apartament, pasi i ka thirrur shoqja e tyre për të kalua kohë me 5 djemtë.

Në këto kushte ndaj 5 të rinjve që tashmë të shpallur në kërkim nga blutë, u është shtuar edhe akuza e shitjes dhe prodhimit të narkotikëve.

Ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje si dhe për mbajtjen pa dëshirë në apartament të 21-vjeçares.

Personat e shpallur në kërkim janë Joni Sadikaj, Skerdi Sina, Ogert Alia, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

Një ditë më parë, vajza dëshmoi se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë në banesën me qira ditore, ndryshe nga versioni i parë që dha kur telefonoi sallën operative. 21-vjeçarja është shprehur se është ndjerë e frikësuar në momentin që ka parë se një prej djemve kishte armë me vete.

Vajza ka treguar më tej se me Joni Sadikaj ishte njohur vetëm një ditë më parë në një lokal të zonës dhe ai i kishte kërkuar që të merrte disa shoqe të sajat për të kaluar natën bashkë, pasi kishte edhe disa shokë me vete. E reja ka dëshmuar më tej se kanë qëndruar në banesën e marrë me qira ditore gjatë gjithë natës duke konsumuar kokainë.

Burime nga policia pohojnë se të shpallurit në kërkim janë persona me precedentë penalë. Joni Sadikaj, në vitin 2017 u arrestua në Kavajë bashkë me 4 persona të tjerë me akuzën e tentativës së trafikimit drejt Italisë së 1.3 tonë kanabis. Ndërsa verën e vitit 2022 u prangos në Vlorë për armëmbajtje pa leje.

Telefonata e Sajma Qordjas alarmoi policinë, ku forcat RENEA ndërhynë me litarë nga tarraca e pallatit drejt dritares për të hapur derën, pasi e reja nuk i përgjigjej thirrjes së tyre, si dhe negociatave të të atit që deklaronte se të bijën ia kishin rrëmbyer.

Në dy banesat e marra me qira, policia gjeti dy armë zjarri dhe mbetje kokaine, si dhe sendet personale të të shpallurve në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Pezullohet nga nesër lundrimi i trageteve në linjën Durrës-Bari
Previous article TJETËR KALLZIM NË SPAK PËR BERISHËN/ Avokati Beqiri çon dosjen: Ka falsifikuar datën e lindjes, krim që dënohet deri në 4 vite burg

s.autor

Postime të ngjashme

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT