• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FESTA E ‘SHËN VALENTINIT’/ Një dyqan mbi historinë e karameleve ROMANTIKE
Home
Jetë

FESTA E ‘SHËN VALENTINIT’/ Një dyqan mbi historinë e karameleve ROMANTIKE

14 February, 2018 g.autor Jetë

Dita e Shën Valentinit u jep mundësi njerëzve të shpalosin natyrën e tyre romantike, duke dërguar kartolina, lule apo dhurata të tjera, në veçanti diçka e ëmbël si një kuti ëmbëlsirash apo çokollatash.

Dyqani True Treats në qytetin Harper’s Ferry në Virxhinian Perëndimore ofron bombone e karamele që ishin popullore në periudha të ndryshme historike. Korrepondentja Deborah Block ishte atje dhe zbuloi se larmia e bën shumë të vështirë zgjedhjen e dhuratës së përsosur për Shën Valentinin.

Blerësit kanë mundësi të zgjedhin nga një shumëllojshmëri ëmbëlsirash në dyqanin True Treats që na njeh edhe me historinë e karameleve. Dyqani u hap tetë vjet më parë me një larmi të gjerë artikujsh, që nga çimçakez nga Greqia e lashtë e deri tek çokollatat e shekullit XX.

Pronarja Susan Benjamin ofron edhe kuriozitete interesante mbi artikujt që shet.

Karamelja e parë e prodhuar për shitje u shfaq në 1806. Shumë kuriozitete janë në etiketat e produkteve:

“Më pëlqen të shoh si ka avancuar gjatë viteve tregu i çokollatave dhe karameleve,” thotë klientja Angela Hoffman.

Pronarja shpjegon se fillimisht karamelet ofroheshin si kura për sëmundje:

“Sheqeri shihej si ilaç. Llokumet filluan të prodhohen nga viti 900 për të shëruar fytin e sëmurë. Pastaj filluan të pëlqehen në gjithë botën”.

Njerëzit përtypnin edhe rrënjë, lëvozhga apo degë pemësh.

“Nga mesi i viteve 1800, fëmijët shkonin e blenin rrënjë të bimës anis se ju pëlqente shija,” thotë zonja Benjamin.

Ndër artikujt disi të pazakontë është një qese me insekte të pjekura që nga disa njerëz konsiderohen si me shije mjaft të pëlqyeshme.

Nga vitet 1920-1950 ata që luanin letra pëlqenin karamelet dhe çokollatat me formë të rrumbullakët.

“Filluan të prodhohen karamele që njerëzit mund t’i kapnin me njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër mbanin letrat,” thotë zonja Benjamin.

Klientët shpesh rastisin në artikuj që u kujtojnë të kaluarën:

“Këtë e kam parë për herë të fundit para 18-vjetësh. Do ta blej,” thotë Emmanuel Montenegro.

Ka edhe klientë që janë tepër të rinj por kanë krijuar kujtime në dyqan:

“Kam ardhur këtu kur isha fëmijë, tani që u ktheva më jep mall. Kam shumë kujtime të bukura nga ky dyqan,” thotë klientja Bev Soriano.

Për ata që duan të mësojnë më shumë për historikun e ëmbëlsirave dhe fiksimin tonë pas tyre, pronarja Susan Benjamin ka shkruar një libër të titulluar E Ëmbël si Mëkati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Jeta tjetër e Michael Phelps, legjenda e notit bëhet sërish baba
Previous article ÇFARË PO NDODH ME MOTIN/ Dëborë dhe shi në gjithë Shqipërinë. Nga nesër vjen DIMRI i “vërtetë” (HARTA)

g.autor

Postime të ngjashme

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë! Jetë

"3 USHQIMET QË NUK NA MUNGOJNË..."/ Çifti 100 dhe 103 vjeç tregon sekretin e jetëgjatësisë!

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA Jetë

NGA PËRDHUNIMI TEK TRAFIKU NJERËZOR/ Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT