• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTA E PASHKËVE/ Mesazhi i Imzot Angelo Massafra: Mos lejoni askënd të na e rrëmbejë shpresën
Home
Sociale

FESTA E PASHKËVE/ Mesazhi i Imzot Angelo Massafra: Mos lejoni askënd të na e rrëmbejë shpresën

8 April, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Imzot Angelo Massafra ka uruar katolikët për festën e Pashkës.

Përmes një mesazhi, ai ka bërë thirrje që nuk duhet të lejojmë askënd të na rrëmbejë shpresën. Massafar në mesazhin e tij shpreh se është koha që të angazhohemi për të mirën.

“Nëse jemi besimtarë të vërtetë në Krishtin, ka ardhur koha, dhe është në këtë moment, që të angazhohemi seriozisht për ta ndërtuar të mirën: nuk ka rëndësi se çfarë pengesash na dalin përpara; nuk ka rëndësi se sa njerëz apo situata do të rreshtohen kundër nesh: ky është momenti për të vepruar me gjithë shpresën dhe energjitë që jemi të aftë, por mbi të gjitha me energjitë që na vijnë nga feja në Krishtin Zot”, -thotë ndër të tjera Imzot Angelo Massafra.

“Me të vërtetë u ngjall Zotëria dhe iu dëftua Simonit!” (Lk 24,34).

Këto janë fjalët që nxënësit e mbledhur në dhomën e sipërme mbrëmjen e Pashkës u thanë dy nxënësve të Emausit. Ky është kumtimi i Pashkës, që prej shekujsh përsëritet çdo vit në Kishë dhe që nga Kisha përhapet në mbarë botën. Ky është kumtimi që çdo nxënës duhet të japë vazhdimisht, para së gjithash me jetën e tij dhe pastaj edhe me fjalë.

Por çfarë do të thotë që Zoti është ringjallur me të vërtetë?

Ringjallja e Jezusit në vetvete është një demonstrim i hyjnisë së Tij dhe, në të njëjtën kohë, një garanci se fjalët dhe mësimet e Tij janë të vërteta: Ai është Mesia i pritur prej shekujsh, Ai që Ati e ka dërguar dhe që, me Shpirt Shenjt dhe pushtet, ai erdhi në këtë botë “duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë”

Të besosh se Jezusi është ringjallur do të thotë ta mirëpresësh atë si të vetmin Shpëtimtar, domethënë si Atë që i riktheu dinjitetin e humbur njerëzimit të rënë për shkak të mëkatit fillestar, duke rindërtuar në të përngjasimin e Krijuesit. Prandaj, duke e pranuar Atë si të Ringjallurin, ne e pranojmë se kemi nevojë për shpëtim dhe besojmë se vetëm Ai mund ta realizojë atë.

Me fjalë të tjera, kumtimi i krishterë i Ringjalljes së Krishtit është një kumtim shprese përpara kufirit të mëkatit: Ai e kryqëzoi borxhin e dënimit tonë! Është kumtim i mundësive të reja: si lulet që lulëzojnë përsëri edhe pas ngricave më të rënda! Është kumtim i një jete të re, që e ka harruar të keqen dhe është tërësisht i përqendruar tek e mira. Është kumtim i një energjie të re, që vjen nga të qenit në bashkësi me Të për të marrë prej Tij stimul, mbështetje dhe forcë për përballjen me sfidat e jetës.

E gjithë kjo është Pashkë! Zemra e fesë së të krishterëve, pa të cilën nuk është e mundur ta quajnë veten “të krishterë”. Duke u nisur pikërisht nga kjo, dua t’u drejtoj një mesazh shprese të gjithë atyre që do t’u arrijnë këto fjalë të mia.

Vështirësitë e jetës nuk e kanë fjalën e fundit dhe as nuk mund t’ia lejojmë vetes t’i dorëzohemi këtij tundimi djallëzor: nëse kemi besim në Krishtin e Ringjallur, i kemi edhe mundësitë që të përballojmë gjithçka me guxim, angazhim dhe bujari. Nuk mund të ketë situata që na pengojnë të jemi njerëz të rinj, të aftë për të guxuar, për të ëndërruar lart siç na kujtoi Papa Françesku nëntë vjet më parë në Tiranë; dhe siç ka këmbëngulur përsëri Papa Françesku – në fenë e Krishtit të Ringjallur, ne nuk mund të lejojmë asgjë dhe askënd të na e rrëmbejë shpresën!

Foto sa 1 mijë fjalë/ Papa Françesku lan dhe puth këmbët e 12 të burgosurve
Nëse jemi besimtarë të vërtetë në Krishtin, ka ardhur koha, dhe është në këtë moment, që të angazhohemi seriozisht për ta ndërtuar të mirën: nuk ka rëndësi se çfarë pengesash na dalin përpara; nuk ka rëndësi se sa njerëz apo situata do të rreshtohen kundër nesh: ky është momenti për të vepruar me gjithë shpresën dhe energjitë që jemi të aftë, por mbi të gjitha me energjitë që na vijnë nga feja në Krishtin Zot.

Mendoj për familjet dhe për çdo person të shënuar nga vdekja, nga dhimbja, nga sëmundja, nga vuajtja e çfarëdo lloji, nga vështirësitë ekonomike, nga padrejtësitë, nga hakmarrja. Vëllezër, motra, guxim! “Me të vërtetë u ngjall Zotëria dhe iu dëftua Simonit!”. Dhe sot Krishti i Ringjallur na thotë:

“Zemër, he burra! Unë jam! Mos druani!” (Mk 6,50). Ai është i pranishëm në sfondin e të gjitha vuajtjeve njerëzore dhe, si në filigranë, na i tregon edhe neve, si dikur Shën Tomës, plagët në duart, këmbët dhe në brinjën e Tij, për të na kujtuar se, pavarësisht gjithçkaje, ringjallja është e mundur për të gjithë.

Gëzuar Pashkën, vëllezër dhe motra katolikë, ortodoksë dhe të krishterë. Zoti ecën përkrah nesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA TË STRESUAR JENI? Testi i psikologut japonez zbulon nëse i keni të nevojshme disa pushime
Previous article SHPËRNDANIN DROGË/ Si u arrestuan bandat kriminale dhe çfarë ju gjet? (PAMJET)

s.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës Aktualitet

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT