• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FESTA E PASHKËVE/ Dom Gjergj Meta: Të kemi gëzim në jetët tona! Të kumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen
Home
Sociale

FESTA E PASHKËVE/ Dom Gjergj Meta: Të kemi gëzim në jetët tona! Të kumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen

19 April, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Në atmosferën e gëzueshme të Pashkëve, festa më e madhe e të krishterëve, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Gjergj Meta, ka drejtuar një mesazh urimi në emër të gjithë Kishës Katolike në Shqipëri.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite të shenjtë, ai ka përcjellë urimet e tij jo vetëm për besimtarët katolikë, por edhe për ata ortodoksë dhe ungjillorë. Kjo, pasi këtë vit Pashkët kremtohen në të njëjtën ditë nga të gjitha degëzimet e krishterimit në vend.

Urimi për Pashkët nga Dom Gjergj Meta:

Të dashur miq,

 

 

Si çdo herë, për shkak të angazhimit dhe të qenit ipeshkëv në një Dioqezë që përfshin një territor të varfër e të shpopulluar, veçanërisht në këto ditë përgatitjeje për Pashkët, kam hasur në situata varfërie e mjerimi ekonomik dhe njerëzor, që shpesh u ikin reflektorëve të mediave, madje edhe vetë kujdesit tonë fetar, duke qenë se ndodh shpesh që ne të kujdesemi më shumë për pompozitetin e kremtimeve tona, sesa për jetën e njerëzve. Nuk e fsheh se jo rrallëherë më kap njëfarë trishtimi dhe fjalët e mia, të cilat mëtojnë të sjellin fjalën e Zotit, i shoh të pafuqishme përballë shumë situatave dhembjeje e vuajtjeje që nganjëherë e tejkalojnë imagjinatën tonë.

E pyes veten se ç’fjalë mund të them gjatë këtyre ditëve? A thua kanë vlerë fjalët e mia përballë dhembjes dhe vuajtjes së shumë njerëzve, qofshin këto fizike, shpirtërore apo edhe morale? Ndërkohë që çdokush në bashkësitë tona mundohet të kapë një audiencë sa më të madhe në rrjetet sociale, për të “reklamuar” gjërat e shenjta, në shumë familje nëpër fshatra, por edhe nëpër zona urbane, konsumohen situata të kalcifikuara dhembjeje dhe vuajtjeje. Jam i sigurt se Zoti më shumë se kudo, është aty, shpesh i heshtur e do të thoja i pafuqishëm për të ndryshuar diçka jashtë jetës së këtyre personave, për faktin e thjeshtë se këtë mision Ai na e ka lënë neve. Ai ndryshon zemrat tona dhe ne mundemi e duhet të ndryshojmë realitetin tonë.

Prandaj, të bësh një urim për Pashkët është një përgjegjësi e madhe, pasi rrezikojmë të biem në klishe-të e zakonshme, në fjalët që përdoren për çdo herë, por që gjithnjë e më shumë e largojnë festën nga jeta e shumë njerëzve. Nëse Krishti, me vdekjen e tij, e mundi vdekjen, sikurse thotë një himn i vjetër i Pashkës që këndohet në këto ditë, na ka lënë ne, që me angazhimin tonë, të bëhemi Pashkë për të tjerët, sidomos për ata që janë në vargonjtë e padrejtësisë, të dhunës, të luftës e të situatave të rënduara ekzistenciale. Nuk ka kuptim të urosh Pashkët, nëse nuk bëhesh Pashkë ti vetë. Por që të bëhesh Pashkë, duhet të bëhesh më parë Kryq, të zbresësh në varr e prej aty të kumtosh lajmin e mirë të jetës që shpërthen nga nata e Pashkës. Vetëm kështu, duke zbritur në varret e hapura të shumë situatave shoqërore dhe shpirtërore, mund të bëhesh lajmëtar i ditës së re.

Këtë vit, Pashkët kanë qëlluar në të njëjtën ditë për të gjithë të krishterët: katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë. Është një rast i bukur që të kremtojmë dhe të gëzohemi të gjithë një zemre, edhe pse secili në bashkësitë e veta

Le të jemi ne së pari Pashkë në jetën tonë e kështu të kumtojmë ditën pa mbarim të fitores së Krishtit mbi vdekjen. Sigurisht që e gjithë kjo do të ndodhë në liturgjitë dhe shërbesat që do të bëjmë nëpër kishat tona, por këtë duhet ta bërtasim me të madhe nëpër rrugët dhe në situatat e njerëzve të çdo dite, në veçanti të atyre, që për një arsye a një tjetër, gjenden në kryq, janë në varret e vuajtjes dhe të mjerimit për shkak të luftës, ndasive, inatit dhe zemërimit. Vetëm kështu do të kemi kremtuar me të vërtetë Pashkë.

Po ju uroj të gjithëve, katolikë, ortodoksë dhe ungjillorë, me përshëndetjen e të krishterëve: Krishti u ngjall! Me të vërtetë u ngjall!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I GJOVALIN PRENDIT/ Makina u shkrumbua plotësisht, ende asnjë gjurmë nga autorët
Previous article FLUKS LËVIZJESH PËR PASHKË NË KAPSHTICË/ Mbi 18 mijë persona hynë në territorin shqiptar brenda 72 orëve

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT