Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë në këtë 7 Mars, për festën e Mësuesit.
“Gëzuar 7 Marsin për të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë!
Mirënjohje veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes, vlerave qytetare dhe kombëtare. 💐📚🇦🇱”, shkruan kreu i shtetit teksa ka publikuar dhe këtë foto të veçantë.



