Minoriteti grek në Shqipëri feston sot Festën Kombëtare të ”Jo”-së, që shënon përvjetorin e refuzimit grek ndaj ultimatumit italian për të hyrë në Greqi pa hasur rezistencë.
Për këtë arsye, policia rrugore ka blinduar aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë-Tepelenë-Gjirokastër.
Çdo automjet ndalohet për kontroll nga policia rrugore e stacionuar në pikat nevralgjike.
Aktualisht mësohet se është duke i zhvilluar një ceremoni në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Këlcyrës.
Tre vite më parë në fshatin minoritar pati incidente me karakter nacionalist ku mbeti i vrarë Kostandinos Kacifas.
28 tetori i vitit 1940 njihet në Greqi si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke. Që atëherë, përvjetorët e kësaj dite festohen në Greqi si festë kombëtare.






