Emri i Kostandinos Kacifas, 35-vjeçarit që u ekzekutua në Bularat, pas rezistencës ndaj policisë shqiptare është nderuar në paradën e 14 prillit, që u zhvillua në rrugët e Nju Jorkut, me rastin e festës kombëtare të 25 marsit.
Një makinë me posterin e tij parakaloi mes mijëra pjesëmarrësve. Vajza që drejtoi këtë delegacion, e cila mban flamurin e Vorioepirit në dorë, është Ermioni Kacifas, motra e Konstandinit.
Ndërkohë, shfaqet edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theoharus, e cila është shpallur non grata në Shqipëri.