• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FESTA  E FËRGESËS”/ Rikthehet për të dytin vit tek Kalaja e Tiranës
Home
Destinacione

“FESTA E FËRGESËS”/ Rikthehet për të dytin vit tek Kalaja e Tiranës

30 July, 2019 Lubjana.autor Destinacione

“Festa e Fërgesës” është rikthyer për të dytin vit në mjediset e Kalasë së Tiranës, duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj duke rikthyer vëmendjen te transformimi i kalasë tha se kjo vjen falë vendosmërisë së një shumice të heshtur, e cila bindi një minorancë të zhurmshme.

Erion Veliaj: “Edhe në këto ditë, kur Shqipëria kalon prapë debate, nëse përmirësimi i disa godinave, hapësirave dhe institucioneve siç mund të jetë Teatri i Ri, Bulevardi i Ri apo zgjatimi i Lanës, kur ti shikon që përballesh me të njëjtën histeri si këtu, kur na thoshin se ferrat ishin simbole kombëtare dhe duhet të ruanim çdo gjë që nuk ishte pjesë e identitetit tonë, vë buzën në gaz dhe them: me kurajo, me guxim, me vendosmëri, shumica e heshtur arrin të bindë edhe një minorancë të zhurmshme pse gjërat duhen përmirësuar.”

Veliaj shtoi se puna për rikualifikimin do të fillojë edhe me pjesën tjetër të Kalasë.

Erion Veliaj: “Unë mezi po pres që të fillojmë të rregullojmë dhe hapësirën tjetër të Kalasë, jam i sigurt se edhe aty do të thonë mos ma prek, mos ma prek, por po nuk prekëm, po nuk vumë dorë, kjo hapësirë nuk rregullohet vetë. Vizionar nuk është dikush që i bashkohet turmës, por dikush që arrin ta shohë me sytë e mendjes disa vite përpara të tjerëve, se çfarë gjëra të bukura mund të bëjmë ne shqiptarët kur bashkëpunojmë, kur fantazojmë dhe ëndërrojmë me pasionin e shpirtit tonë.”

Mbështetja e bizneseve të vogla dhe e artizanëve përmes panaireve dhe eventeve të vazhdueshme është një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë nxitje ekonomisë lokale, por dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFOLËN PËR LIDHJE/ Ja detaji që e nxori zbuluar Era Istrefin dhe Julian Perretën (FOTO)
Previous article "LUFTA" ËSHTË E HAPUR/ Ja si Fero e ofendon Unikatilin: Je shumë gocë... (FOTO)

Lubjana.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT