• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FERMA E YLVIT NË KORÇË/ Dallimi mes realitetit të prodhimit bujqësor sot, krahasuar me 7 vjet më parë
Home
Sociale

FERMA E YLVIT NË KORÇË/ Dallimi mes realitetit të prodhimit bujqësor sot, krahasuar me 7 vjet më parë

29 January, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në qarkun e Korçës u ndal në fermën e Ylvi Bylykbashit, në zonën e Shamollit, nga ku bëri të ditur se qeveria ka rritur mbështetjen për fermerët në të gjithë vendin dhe se falë kësaj mbështetjeje prodhimi, por edhe eksportet kanë njohur rritje. “Në fermën spektakolare të Ylvi Bylykbashit, në Shamoll, Korçë, ku mund të shohësh e të dëgjosh dallimin e madh, dita me natën, mes realitetit të prodhimit bujqësor sot, krahasuar me 7 vjet më parë dhe dënglave e dokrrave që prodhojnë sehirxhinjtë llafeshumë të mexhelisit tonë”, tha Rama. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi tha se “Bylykbashi me një eksperiencë 40-vjeçare në fushën e bujqësisë është një ndër fermerët e shumtë në vend që është përfitues i fondeve nga Skema Kombëtare për mbrojtjen kundër breshërit për prodhimin e tij, ndërsa ka aplikuar për t’u bërë edhe përfitues i skemës IPARD”.

Ferma e Ylvit ka një sipërfaqe prej 20 hektarësh, që përbën edhe më të madhen të mbjellë me mollë në vend. Në këtë zonë, theksoi Ylviu, ka reshje të shpeshta breshëri, ndaj dhe doli e domosdoshme gjetja e metodave për mbrojtjen e prodhimeve. 4 vite më parë, shprehet Ylviu, ne çonim fermerë në Maqedoni për të marrë eksperiencë, ndërsa sot vijnë fermerët maqedonas për të marrë eksperiencë në Korçë, pasi nuk kanë arritur ende të ngrenë ferma të tilla. “Ne fillimisht kemi patur problem me tregtimin e mollës dhe arsyeja kryesore ishte, sepse ne mbillnim kultivarë që nuk i tërhiqte tregu. Ndaj dhe u ndërgjegjësuam dhe nisëm mbjelljen e kultivarëve që i kërkon tregu. Në botë janë 7600 kultivarë mollësh, por ne duhet të mbjellim ato që janë më të kërkuara nga tregu. Unë kultivova mollën fuxhi. Prodhova 4 kv dhe u shit e gjitha”, tha ai.

Çelësi i suksesit, theksoi më tej ai, është bashkëpunimi mes fermerëve, krijimi i kooperativave. “Kam punuar 13 vite si konsulent fermerësh. Kemi shumë pak fermerë të integruar e të bashkuar. Shumicën i kemi me ferma të vogla dhe është e vështirë për t’i bashkuar. Nevojitet një iniciativë për zbatimin e një projekti pilot në 5 rajone, pra ngritjen e nga një koorperative që ta shikojnë fermerët se si punohet në grup”, theksoi Bylykbashi.

Kryeministri Rama bëri të ditur se bashkimi i fermerëve është parë edhe nga qeveria si një mundësi për zhvillimin e bujqësisë në vend dhe se e mbështet fuqimisht. “Ne si qeveri e kemi bërë shumë të qartë që ne do të mbështesim fuqimisht ata të cilët janë lokomotiva e këtij sektori dhe do të tërheqin vagonë të tjerë mbrapa duke krijuar shembuj dhe duke e bërë të qartë për të gjithë se bashkëpunimi nuk do të thotë të bashkosh pronën si në kohën e komunizmit, por mendjen. Kjo do të ndihmonte fermerin jo vetëm për të shtuar prodhimin, por edhe për të bërë një administrim më të mirë duke siguruar një treg më të mirë“, deklaroi Rama. Bylykbashi vuri në dukje se 4 vite më parë prodhonin 40 mijë tonë, ndërsa sot prodhojnë gati tre herë më shumë, rreth 110 mijë tonë. Kryeministri bëri të ditur se falë politikave të ndjekura nga qeveria dhe investimeve në bujqësi sot, krahasuar me 10 vite më parë, sasia e produkteve bujqësore të mbjella dhe eksportuara është rritur disa fish. Ylviu bëri të ditur se dje ka bërë edhe aplikimin për t’u bërë pjesë e skemës mbështetëse të qeverisë me naftë falas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TIRANA, PROMOTORE E..."/ Veliaj: Piramida me 3 hapësira inovative, 29 shkollat e reja me laborator IT
Previous article DETAJET E REJA/ Zhdukja e Pecorelit në Shqipëri, hetuesit italianë nuk binden për vrasje

F.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari Aktualitet

I KËRKUAR NGA SPANJA PËR TENTATIVË VRASJE/ Arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT