Banorët e një fshati në Rusi janë përballur me një “surprizë” të pazakontë teksa kishin dalë për të mbledhur kërpudha.
Bëhet fjalë për një vrimë të madhe në tokë e cila është hapur gjatë natës, e cila dyshohet se është e gjerë 32 metra dhe e thellë 50 metra.
Fshatarët thanë se vrimën gjigande e panë mëngjesin e së mërkurës.
Por ekspertët rusë të emergjencës qetësuan banorët e zonës duke thënë se ky fenomen është i natyrshëm dhe nuk ishte shkaktuar nga shpërthime.


