• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FENOMENI/ Çiftet e politikës shqiptare. Nga Enveri e Nexhmija tek Iliri e Monika (FOTOT)
Home
Aktualitet
Reportazh

FENOMENI/ Çiftet e politikës shqiptare. Nga Enveri e Nexhmija tek Iliri e Monika (FOTOT)

28 November, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Dossier, Reportazh

Historia e Shqipërisë ka njohur në këto 105 vite, shumë fenomene, njëra prej të cilave lidhet me angazhimin politik jo vetëm të individëve, liderëve, udhëheqësve në rangje të ndryshme, por edhe të familjarëve të tyre. Që nga qeveria e parë e Ismail Qemalit e deri më sot tek ajo e Edi Ramës, ka patur qasje të ndryshme në këtë linjë, duke filluar nga ajo e kalimit të stafetave politike nga babai tek i biri apo e bija dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, e deri tek bashkëshortët që kanë qenë pjesë e niveleve të larta të politikës dhe drejtimit të qeverisë dhe punëve të rëndësishme të shtetit.

FOTO: Ish Kryeministri Mehmet Shehu me familjen. (E dyta, majtas) Fiqereti.

Disa prej pinjollëve të familjeve të mëdha, baballarve themelues të shtetit dhe rilindasve vijuan kontributet nëpërmjet angazhimit të pasaardhësve. Sikundër Ahmet Zogu ndonëse në detyra më honorifike angazhoi gjashtë motrat e tij me statusin e Princeshave të Oborrit Mbretëror Shqiptar në drejtim të institucioneve referomuese, për kazua dhe çështje emancipuese, siç ndodh edhe në traditën e familjeve kurormbajtëse kudo në botë.

Hysni dhe Vito Kapo në vitet e rinisë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, u vu re një fenomen i padëgjuar më parë në historinë e Shqipërisë, ai i pjesëmarrjes masive të femrave në luftën çlirimtare kundër pushtuesve, qoftë ilegalisht e qoftë të rreshtuara në formacionet luftarake partizane. Pas Luftës udhëheqësit e rinj komunistë që hynë çlirimtarë në Tiranë, bashkë me marrjen e pushtetit nisën një jetë të re edhe social-shoqërore. Martesat e tyre me disa prej më të spikaturave të forumeve rinore dhe atyre të grave e të PKSH, me sa duket bëri që angazhimi politik i të dyve në çift, të bëhej i pashmangshëm.

Ndër çiftet më të spikatura të asaj epoke ishin ai i udhëheqësve kryesorë komunistë: Enver dhe Nexhmije Hoxha, Mehmet e Fiqerete Shehu si dhe Hysni e Vito Kapo. Enver Hoxha udhëheqësi më jetëgjatë i historisë së Shqipërisë që e drejtoi në mënyrë diktatoriale për 40 vjet. Ndërsa bashkëshortja e tij Nexhmija (martuar më 1 janar 1945) mbajti përpos posteve politike si anëtare e Komitetit Qëndror të Partisë së Punës së Shqipërisë edhe atë të Drejtoreshës së Institutit të Studimeve Marksiste- Leniniste nga 1966 dhe Kryetares së Frontit Demokratik nga 1988.

Mehmet Shehu gjithashtu kryeministri më jetëgjatë i historisë, me 31 vite në detyrë. Bashkëshortja e tij Fiqerete Shehu nga 1952 u bë drejtoresha e Shkollës së Partisë Vladimir Iliç Lenin ku përgatiteshin “komisarët” e rinj. Ndërsa Hysni Kapo ka qenë Nr. 3 i regjimit, ish ministër Bujqësie, anëtar dhe sekretar i KQ të PPSH. Bashkëshortja e tij Vito Kapo përveç të tjerash mbajti edhe postin e ministres së Industrisë së Lehtë (1982- 1990). Kjo ishte një epokë tjetër, ku karriera bëhej me emërim dhe jo me konkurim dhe garë demokratike.

Pas 1990, me vendosjen e pluralizmit fenomeni i çiftëve politike vijoi, për arësye dhe rrethana nga më të ndryshmet. Një fenomen ky që nuk është vetëm shqiptar, pasi në botën demokratike ka shumë raste të tilla, ku më i fundit dhe më i spikaturi është ai i çiftit Klinton. Pas dy mandatesh të suksesshme si President i SHBA, pas Bill edhe bashkëshortja e tij Hillari u angazhua politikisht dhe veç senatores garoi dy herë për postin e Presidentes, ku në zgjedhjet e fundit, u mund ngushtë dhe hidhur, nga Presidenti aktual në detyrë, republikani Donald Trump.

Çifti më i famshëm në politikën shqiptare dhe me karrierë më të spikatur pas 1990, janë Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. I pari, ish Kryeministër, ish Kryetar i Parlamentit e aktualisht Presidenti I Republikës. Ndërsa Kryemadhi ka qenë disa herë deputete, asnjëherë me funksione ekzekutive dhe aktualisht është Kryetare e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, post të cilin deri pak më parë e mbante bashkëshorti i saj. LSI është partia e tretë më e madhe politike në Shqipëri dhe aktualisht, pas 8 vitesh në pushtet, ndodhet në opozitë.

Dy çifte të tjerë janë gjithashtu të spikatur: Olta Xhaçka, deputete dhe aktualisht ministre e Mbrojtjes në kabinetin qeveritar “Rama 2” dhe bashkëshorti i saj Artan Gaxhi, ka qenë deputet i PS për dy mandate.

Ndërsa çifti tjetër është ai Koço dhe Brixhida Kokëdhima. Fillimisht ka qenë zonja Kokëdhima ajo që shpalosi ambicjet e saj publike politike kur disa vite më parë themeloi Partinë e Blertë Shqiptare. Një parti që nuk arriti të kishte mbështetje dhe për rrjedhojë nuk siguroi përfaqësim as në nivel lokal e as qëndror. Ndërsa Koço Kokëdhima, për shkak të raportit të tij me Edi Ramën, u bë pjesë e listës së deputetëve të PS në zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Më pas, Gjykata Kushtetuese ia hoqi mandatin. Ka krijuar një parti të re politike “Zgjidhja” dhe nuk dihet nëse ajo do të ketë fatin e partisë së dikurshme të bashkëshortes së tij.

NE FOTO: Nga e majta, Mehmet Shehu, Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meta reciton vargjet anglisht për skënderbeun, shikoni fytyrën e Ramës (VIDEO)
Previous article VIDEO/ Shqiptari në Itali kthehet në mankthin e zyrave postare, ja arsyeja

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT