Fenomeni i përdhunimit është fatkeqësisht i pashmangshëm në shoqërinë njerëzore. E megjithatë, në Shqipëri duket se bëhet ende më i rëndë kur në “rrjetën” e tij bien të miturat, që shpesh të pafajshme, ngurojnë edhe të denoncojnë rastin.
E vështirë bëhet edhe kur dënimi për këto “monstra” duket si një ndëshkim momental, që shpeshherë i bën familjarët ti frikësohen një hakmarrjeje.
Nga fqinji 55 vjeçar me 15 vjeçaren, tek e mitura në Berat që u perdhunua nga burri i hallës:
Burri i hallës përdhunon dy herë të miturën:
Në datën 8 Maj 2018 emisioni “Stop” transmetoi rastin e abuzimit seksual të një miture nga ana e burrit të hallës, Rezmi Turhani.
Por edhe pse historia e fortë u provua me zë e me figurë, abuzuesi arriti të dalë pa u lagur nga drejtësia. Policia dhe Prokuroria e Beratit nuk regjistruan procedim penal për Rezmi Turhanin, duke dalë në kundërshtim me ligjet dhe Kodin Penal.
Një ditë pas transmetimit të rastit në emisionin “Stop”, Rezmi Turhani bëri kallëzim për një letër kërcënuese që i kishin vendosur në makinë, ku thuhej se nëse nuk do të paguante 20 mijë Euro, do ta varrosnin.
55 vjeçari përdhunon 15 vjeçaren dhe dënohet me 4 vite e 8 muaj burg:
4 vjet e 8 muaj burg do të vuajë 55 vjeçari nga Velçani i Pogradecit që përdhunoi dhe la shtatzanë fqinjen e tij të mitur. Ai përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar ndërsa analiza e AND-së së foshnjes së ardhur në jetë e detyroi të pranojë fajësinë. Në seancën ku mësoi dënimin 55 vjeçari i kërkoi ndjesë familjes fqinje dhe familjes së tij.
Gjykata e Korçës dënoi me 4 vjet e 8 muaj burg, Ligor Bibën, 55 vjeçarin që përdhunoi dhe la shtatzanë fqinjen e tij atëherë 15 vjeçe.
Ngjarja u denoncua publikisht në tetor të vitit 2017 dhe Biba përfundoi në pranga.
Prokuroria e Korçës kishte kërkuar 8 vjet burg për Bibën, i cili fillimisht mohoi akuzat, por analizat e ADN-së provuan atësinë e foshnjes së ardhur në jetë, ndaj ai ndërroi dëshminë në gjykatë duke pranuar fajësinë, por sërish ngulmoi se nuk bëhej fjalë për përdhunim.
Përdhunoi mbesën e mitur, daja dënohet me 35 vjet burg
Gjykata e Elbasanit dënon me 35 vjet burg dajën që përdhunoi mbesën e tij 13-vjeçare. Pas shqyrtimit të provave materiale, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, e cila kërkoi masën e mësipërme të dënimit për shtetasin Eno Eshi.
Ai u akuzua për “marrëdhënieve seksuale me të mitur” në dëm të një familjareje të afërt të tij, 13 vjeçe në momentin e kryerjes së krimit.
Sipas të dhënave që ndodhen në dosjen penale, Eshi ka përfituar nga rasti kur motra e tij me të shoqin kanë qenë në Shqipëri. Natën e 27 shtatorit, vajza ka telefonuar e terrorizuar prindërit e saj dhe i ka rrëfyer për ngjarjen. Burime të Policisë bënë të ditur se vajza ka deklaruar nëpërmjet telefonit se është përdhunuar nga daja. Nëna e saj është nisur menjëherë drejt Greqisë për të qenë pranë vajzës. Ndërsa babai ka bërë kallëzimin në polici duke u bazuar gjithnjë në deklarimet e vajzës së tij.
Mbesa denoncon bashkëjetuesin e gjyshes për përdhunim
Person në kërkim i dënuar me 4 vite e 5 muaj burg. Policia e Vlorës bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gjergji Memokondaj, 66 vjeç, banues në fshatin Babicë.
NGJARJA SIPAS GJYKATES SE LARTE:
R.M 15 vjeç (ditëlindje 12.01.1998) jeton në fshatin Babicë e Madhe me gjyshen e saj shtetasen Festime Halilaj. Gjyshja e saj Festime Halilaj bashkëjeton me të gjykuarin Gjergji Memokondaj dhe të tre së bashku jetojnë në të njëjtën banesë.
Ka rezultuar se më datë 11.10.2013 në Komisariatin e Policisë Vlorë është paraqitur shtetasja R. M. e cila ka kallëzuar për veprën penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” parashikuar nga neni 101/1 i K.Penal, të gjykuarin Gjergji Memokondaj.
E dëmtuara, kallëzuesja, sipas saj, gjatë kohës që ka qëndruar në këtë banesë ajo është përdhunuar nga bashkëjetuesi i gjyshes së saj i gjykuari Gjergj Memokondaj. Ndër të tjera ajo ka shpjeguar se në muajin gusht të vitit 2013, në kohën që ka qenë në banesë vetëm me shtetasin Gjergji Memokondaj, ky i fundit ka filluar ta prekë në pjesët intime të trupit e mandej e ka zhveshur.
Ajo e ka kundërshtuar duke lëvizur nga vendi ku ishte ulur dhe ka shkuar dhe është ulur në një divan tjetër në dhomën e ndenjes. Ai i është afruar përsëri dhe e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë duke filluar ti zbërthejë pantallonat. Pasi e ka zhveshur i ka kapur me forcë duart dhe i ka zënë gojën me njërën dorë për të mos bërtitur dhe pa dëshirën e saj ka filluar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe duke i thënë vazhdimisht: “mos bërtit se do të të rrah”.
Pas kryerjes së marrëdhënies seksuale, ai e ka kërcënuar që të mos tregonte dhe pasi ka veshur pantallonat ka dalë në oborr. Në dëshminë e saj e dëmtuara shpjegon se shtetasi Gjergji Memokondaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të jashtë dëshirës së saj duke ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të si dhe duke e kërcënuar që të mos tregonte.
Përgatiti: AlpeNews.al





