Duket se “fenomeni” i vethelmimit apo vetvrasjes po shtohet cdo ditë e më shumë në shoqërinë shqiptare. Rastet më të rënda janë sigurisht ato të adoleshentëve shqiptarë.
Disa prej tyre, zgjedhin ti japën tragjikisht fund jetës me doza të rënda ilacesh, e disa të hidhen ndërtesa pallati, duke lënë pas të ardhmen e jetën e tyre.
Rastet:
20-vjeçarja, Ida Xherahu i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga tarraca e pallatit pranë Inxhinierisë së Ndertimit.
Ajo kishte lënë edhe një mesazh në Instagram, i cili në një farë mënyre, paralajmëronte vetëvrasjen. Kështu, 20-vjeçarja shkruante: “Në jetë, pavarësisht çdo gjëje, lër gjurmë që edhe kur të mos jesh më të të kujtojnë.
Mësohet se një natë para ajo ka vendosur t’i japë fund jetës duke gëlltitur një sasi të konsiderueshme fotoksine (bar miu).
Më pas, ajo ka vendosur të hidhet nga tarraca e një hoteli.
Sipas të dhënave të para shkak është bërë dashuria për një vajzë, e cila nuk i përgjigjej ndjenjës së 20-vjecares.
Vetëvrasja horror në zonën qendrore të kryeqytetit në mes të ditës:
Studentja 21-vjeçare e Fakultetit Ekonomik, Iris Belba, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i fundit i një prej ndërtesave më të larta në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.
Viktima është Iris Belba, nga Fieri, banuese në kryeqytet, e cila ndiqte studimet e vitit të dytë në Fakultetin Ekonomik, njëkohësisht vazhdonte edhe Juridikun. Ajo ka shkuar e vetme në ndërtesën e njohur si “Sky Tower”, sipas Policisë, me qëllimin e qartë për të vrarë veten.
Në katin e fundit të ndërtesës 17-katëshe ajo ka dalë menjëherë në verandë, ku ndodhet bari që funksionon vetëm gjatë mbrëmjeve, dhe menjëherë është hedhur, duke kapërcyer edhe rrjetën mbrojtëse të tarracës.
Fillimisht u dyshua se ajo ka shkuar për të pirë kafe në lokalin që ndodhet në katin e fundit të kullës, e shoqëruar nga miqtë e saj dhe në gjaknxehtësi e sipër ishte hedhur nga lartësia.
Dëshmitë e personelit e hodhën poshtë këtë variant, duke përforcuar dyshimet e një vetëvrasje të planifikuar më parë nga 21-vjeçarja, e cila madje kishte zgjedhur një vend të tillë që vdekja të ishte e sigurt. Dyshimet kryesore janë se vetëvrasja ka ndodhur për shkak të një provimi të përsëritur në Matematikë.
Vetëhelmim nga dashuria: Një adoleshente në Fier i ka dhënë fund jetës së saj, pasi i është mohuar dashuria që kishte për një djalë.
Çeleste Karallambi 17 vjeç, banuese në fshatin Libofshë të Bashkisë së Fierit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine.
E reja 17-vjeçare është gjetur në dhomën e saj në gjendje të rëndë shëndetësore nga prindërit. Ata kanë ndier se vajza e tyre po rënkonte e qante dhe kanë rendur menjëherë në dhomën e saj.
Aty ata kanë parë se ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin e Fierit. Pavarësisht se mjekët e urgjencës kanë ndërhyrë menjëherë që të mbanin në jetë vajzën, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Duke qenë se e reja kishte konsumuar sasi të madhe fostoksine, brenda pak orësh trupi i saj e kishte përthithur aq shumë sa nuk mundi të mbijetonte.
Mësohet se nga ekspertimi është konkluduar se vdekja e 17-vjeçares kishte ardhur si pasojë e konsumimit të sasisë së madhe të lëndës helmuese tip fostoksinë.
20 vjeç e martuar: Matilda Prendi, 20-vjeç i ka dhënë fund jetës, duke pirë fostoksinë në shtëpinë e saj. Pas gjetjes nga familjarët, e reja është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
20-vjeçarja ka ndërruar jetë, duke mos i mbijetuar helmimit.
Matilda Prendi ishte e martuar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet se përse i dha fund jetës.
Vethelmim për një provim: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Lushnjë. Një vajzë vetëm 18 vjeçe është vetëvrarë në shtëpinë e saj, sapo prindërit kanë rënë në gjumë.
Bëhet fjalë për Arjola Muçaj, banuese në fshatin Çermë, Lushnjë.
Policia ka thene se vajza ka pirë një sasi të konsiderueshme ilaçesh rreth orës 1 të mëngjesit të datës 2 mars dhe prindërit e kanë kuptuar vetëm pas disa orësh.
Sapo ata e kanë gjetur janë nisur direkt drejt spitalit, por Arjola nuk ka mundur të mbijetoj. Mësohet gjithashtu se 18-vjeçarja ishte studente ekonomiku në Elbasan.
Shoqja, e cila prej 14 vitesh njihet me të ndjerën, tregon se Arjola në shkollën e mesme në Çermë të Lushnjës ishte më të gjitha 10-ta dhe ëndërronte që të vinte të studionte në Tiranë, por kjo ëndërr nuk iu plotësua dhe Arjola nisi studimet në Elbasan.
Gjithmonë ka qenë një vajzë e ndrojtur dhe prekej shpejt për një fjalë të vogël. Ditën e djeshme më lajmëruan familjarët se ajo ka pirë fotoksinë, pasi kishte ngelur në një provim”, ka treguar shoqja e Arjolës.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe ditën e sotme në tiranë, ku një e re ka humbur jetën pasi është vetëhelmuar.
Siç bëhet e ditur, 17-vjeçarja me iniciale G.H. është gjetur nga familjarët në gjende të rëndë, ku edhe pse është dërguar në spital me urgjencë nuk ka mundur të mbijetojë dot.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, të cilët mësohet të kenë dhënë se nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë problem që ka pasur adoleshentja.
/AlpeNews.al/