Rastet e vetvrasjeve duket se po shtohen gjithnjë e më shumë në shoqërinë shqiptare, ku duekt se veç adoleshenteve apo të rinjve, edhe gratë e moshave të ndryshme zgjedhin këtë rrugë.
Dikur, fenomeni i “fotoksinëns”, vethelmimit ishte i përhapur por sot siç duket ato zgjedhin rrugë akoma më të dhimbshme siç është hedhja nga lartësi të mëdha të ndërtesave, duke përfunduar më vonë në fatale.
Një ngjarje e rende ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku një 55 vjeçare eshte hedhur nga kati i tretë dhe ka gjetur vdekjen në vend.
Detajet e reja më vonë mësuan se gruaja që gjeti vdekjen është Fane Dauti dhe një javë më parë, i ajo kishte humbur bashkëshortin.
Rastet:
Një 38 vjeçare ka rënë nga kati i katërt i pallatit ku ajo jetonte.Ngjarja ka ndodhur në rrugën Bajo Topulli në Tiranë, fare pranë Kryegjyshatës së Bektashinjve.Gruaja 38 vjeçare me inicialet E.K ka mbërritur në spital rreth orës 18:00 me plagë të mëdha në trup.
Fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë disa minuta më pas.
15 janar 2018: Në Durrës, një grua është hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së të birit.
Sipas burimeve policore, në lagjen nr.14, në banesën e të birit K.B., 36 vjeç, është hedhur nga tarraca e katit të dytë 56-vjeçarja L.B, banuese në Tepelenë, me qëllim për tu vetëvrarë.
Dyshohet se gruaja ka pasur debate me familjen e të birit, ku kishte shkuar për vizitë e më pas ka kryer aktin që mund ti merrte jetën.
17 janar 2018: Një grua në Tiranë ka humbur jetë tragjikisht. 60-vjeçarja L.M. është hedhur nga kati i nëntë i banesës ku jetonte në rrugën “Besim Alla”, duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.
18 korrik 2017: Një 48 -vjeçare i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e sotme në kryeqytet, duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:13 në rrugën “Arkitekt Kasemi”, ndërsa viktima është shtetesja me iniciale R.P. 48-vjeçarja mësohet se është hedhur nga ballkoni dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Mësohet se shtetasja R.K., vuante nga depresioni.
2 shtator 2017: Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Fier, ku një grua është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte. Burime policore pohojnë se shtetasja me inicialet H.R, 70 vjeçe, ka mbërritur e vdekur në spital.
AlpeNews.al