Spektakli “Dance With Me” këtë vit është bërë herë pas here qendër e vëmendjes mediatike. Zënka live dhe largime, këto janë ato që më së shumti kanë ndodhur kohët e fundit.
Ndërsa këtë herë janë dy konkurentët e spektaklit të garës së kërcimit, ku është mësuar se janë dëbuar nga hoteli në të cilin qëndronin.
Bëhet fjalë për djemtë nga Kosova Trim Jetullahu dhe Meriton Mjekiqi, të cilët sipas revistës “Story”, janë përjashtuar nga hoteli, pasi njëri prej tyre ka tentuar të fusë femra dhe pije alkoolike në dhomë.
Këtë e kanë bërë të ditur burime pranë djemëve, që kanë sqaruar se veprimi i njërit prej tyre nuk është pritur mirë nga stafi i hoteli dhe këta të fundit kanë kërkuar largimin e tyre.
Sakaq, produksioni i spektaklit është munduar ta fshehë një gjë të tillë duke i akomoduar djemtë në një hotel tjetër.
/AlpeNews.al/





