• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FËMIJËT SHFRYTËZOHEN PËR PUNË/ Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge
Home
Aktualitet
Kronikë

FËMIJËT SHFRYTËZOHEN PËR PUNË/ Bashkia e Tiranës: Dhjetra të mitur në situatë rruge

28 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Aksidenti tragjik i disa ditëve më parë, ku një 7-vjeçar humbi jetën si pasojë e përplasjes nga dy automjete, riktheu në vëmendje vështirësitë dhe rreziqet që u kanosen fëmijëve të cilët punojnë në rrugë.

“Janë të rrezikuar  për tu abuzuar, fizikisht, psikologjikisht e seksualisht. Për tu abuzuar edhe nga pikëpamja që kryejnë punë.  Kujdesi social për fëmijët, kkujdesi për fëmijët nuk është kurrë i tepërt dhe duhet të jetë i domosdoshëm. Zgjerimi i kujdesit për ta është nnjë diagram kompleks që përfshin shumë faktorë, por mendoj që faktor kryesor ngelet familja.

Duhet të forcojmë legjislacionin për përgjegjësinë që ka familja për këta fëmijë që i lë në rrugë”, tha sociologu Gëzim Tushi.

Në bashkitë e vendit, ndërkohë, prej kohësh funksionojnë grupe që monitorojnë situatën në terren dhe identifikojnë rreziqet me të cilat përballen këta fëmijë.

“Në territorin e Bashkisë Tiranë është ngritur një strukturë e posaçme që punon tashmë prej pesë vitesh. Roli i saj është të identifikojë çdo fëmijë në rrezik apo situatë rruge dhe të bëjë vlerësimin e shpejtë të rrezikut në të cilin ndodhet fëmija. Më pas, në bazë të këtij vlerësimi, aktivizohet sistemi mbrojtës i fëmijëve dhe ata shoqërohen drejt shërbimeve përkatëse sipas vlerësimit në terren”, tha Aida Pambuku, drejtore e Skuadrave në Terren

Skuadrat veprojnë në shumicën e rasteve në “pika të nxehta”, aty ku është identifikuar numri më i lartë i fëmijëve në rrugë, si zona e Bllokut apo qendra e kryeqytetit.

“Misioni ynë është që fëmija dhe familja të referohen në sistemin e shërbimeve sociale që të marrin shërbimet për fuqizimin e tyre. Të referohen pranë qendrave sociale të bashkisë, struktura për mbrojtjen e fëmijëve, të rregjistrohen prindërit në punë. Në rastet kur fëmijët janë të pashoqëruar dhe skudra e terrenit dyshon që ndaj fëmijës po kryehet një vepër penale, kuadri ligjor cdo strukturë e ngarkon me përgjësinë që të raportojë drejt strukturave të policisë së shtetit”, shtoi Pambuku.

Sipas të dhënave nga Bashkia Tiranë, viti 2025 u mbyll me rreth 150 raste të identifikuara dhe të referuara drejt shërbimeve, ndërsa vetëm në Janar të vitit 2026 janë identifikuar 39 fëmijë në situatë rruge.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Irani sulmon me raketa kullën “Palm Jumeirah”, hoteli në Dubai shpërthen në flakë
Previous article PLAGOSEN ME THIKË DY PERSONA NË LEZHË/ Arrestohet autori i dyshuar

s.autor

Postime të ngjashme

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT