• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FËMIJËT NË SIRI/ Habit gjyshi i Amar Rashës: Nusja na tradhtoi, dy vajzat s’janë mbesat e mia
Home
Sociale

FËMIJËT NË SIRI/ Habit gjyshi i Amar Rashës: Nusja na tradhtoi, dy vajzat s’janë mbesat e mia

27 October, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas 7 vitesh pa asnjë kontakt, gjyshi Shaban Rasha do të takohet me nipin e tij Amarin, i cili do të rikthehet sot në atdhe pasi kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në kampin famkeq në Siri, ‘Al-Hol’.

Nusen, Floreshën, nuk do ta shohë pasi ndihet e tradhtuar nga ajo. Kjo e fundit pas vdekjes së burrit, (djalit të Shabanit) është martuar me dikë tjetër dhe ka lindur dy vajzat, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha.

Për këtë arsye, Shabani thotë se sot pret vetëm nipin Amar, as nusen e as dy vajzat e tjera. Me lot në sy, ai shprehet se ka qenë një vjehërr i mirë, që e ka mbajtur Floreshën si vajzën e tij, por kjo e fundit është larguar, pavarësisht kërkesës së Shabanit që të mos e merrte djalin me vete.

“Unë jetoj vetëm. Djali i madh është vrarë në Siri, vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë vrarë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta terroristët. Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure. Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kampin e rehabilitimit, që kur ka vdekur djali që në 26 dhjetor 2016.

Dy vajzat (Emel  dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe t’u jap mbiemrin.  Jam lidhur me njërëzit që më kanë marrë ne telefon që më kanë njoftuar. Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marr, kam qenë një vjehërr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m’i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se ty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh”, tha Shaban Rasha.

Ditën e djeshme u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet./Shqiptarja.com

Fëmijët në Siri/ Habit gjyshi i Amar Rashës: Nusja na

Fëmijët në Siri/ Habit gjyshi i Amar Rashës: Nusja na

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKONI SHTËPI? Qyteti i bukur italian ofron banesa për vetëm 1 euro (FOTO)
Previous article OFL ZBARKON NË GJIROKASTËR E PËRMET/ Ja 4 të “fortët” që duhet të deklarojnë burimin e pasurisë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT) Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LUSHNJE/ Makina del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, humbin jetën 2 motrat (EMRAT)

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar Aktualitet

31 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN/ 14 vijojnë të jenë ende aktive. Avionët Air Tractor të angazhuara në Lurë, situata në Elbasan e rënduar

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit Aktualitet

PUNIMET PËR AUTOSTRADËN/ Bllokohet aksi Tiranë-Durrës natën midis 14-15 gushtit! Nuk pengohet lëvizja drejt aeroportit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT