• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FËMIJËT JANË POTHUAJ IMUNË NDAJ COVID-19”/ Trump poston videon e Fox News, “Facebook” ia fshin
Home
Nderkombetare

“FËMIJËT JANË POTHUAJ IMUNË NDAJ COVID-19”/ Trump poston videon e Fox News, “Facebook” ia fshin

6 August, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Rrjeti social Facebook fshiu një postim të Presidentit Donald Trump, pasi binte ndesh me rregulloren kundër përhapjes së dezinformatave për koronavirusin.

Postimi në fjalë përmbante një link për një video të televizionit Fox News, në të cilën Presidenti Trump thotë se fëmijët janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.

Rrjeti Facebook tha se “videoja përmban pretendimin e pavërtetë se një grup njerëzish janë imunë ndaj COVID-19 dhe kjo është shkelje e rregulloreve tona rreth dezinformimit të dëmshëm për koronavirusin.”

Disa orë më vonë, rrjeti “Twitter” bllokoi përkohësisht fushatën e zotit Trump, duke mos e lejuar të postonte komente nga llogaria e saj, deri sa fushata hoqi një postim me të njëjtën video. Llogaria e Presidentit Trump e bëri retweet videon. Twitteri tha në një deklaratë të mërkurën vonë se postimi në fjalë shkelte rregullat kundër dezinformimit për COVID-19. Kur një postim shkel rregullat e tij, Twitteri u kërkon përdoruesve ta heqin atë dhe i ndalon ata të postojnë përsëri pa e bërë këtë.

Në përgjithësi Twitter-i ka qenë më i shpejtë se Facebook-u gjatë muajve të fundit për të veçuar postimet e presidentit që shkelin rregulloret kundër dezinformatave dhe abuzimeve.

Nuk është hera e parë që Facebook-u heq postime të Presidentit Trump, tha kompania, por është hera e parë që e bën këtë me arsyen e përhapjes së dezinformatave për koronavirusin.

Disa studime arrijnë në përfundimin, por pa e provuar, se fëmijët kanë më pak gjasë se sa të rriturit për t’u infektuar dhe se kanë më shumë të ngjarë të kenë vetëm simptoma të lehta. Por kjo nuk do të thotë se janë “pothuajse imunë” ndaj virusit.

Një studim i Qendrave amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve që përfshin 2.500 fëmijë, i publikuar në muajin prill, zbuloi se rreth 1 në 5 fëmijë të infektuar ishin shtruar në spital kundrejt 1 në 3 të rritur dhe se tre fëmijë vdiqën. Studimi nuk ka të dhëna të plota për të gjitha rastet, por gjithashtu arrin në përfundimin që shumë fëmijë të infektuar nuk kanë simptoma, gjë që mund t’i lejojë ata ta përhapin virusin te të tjerët. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON PRAPASKENËN ME CR7/ Trajneri Scolari: Ia thashë unë. Kemi qarë shumë…
Previous article KORONAVIRUSI/ Shkon në më shumë se 19 milion numri i të infektuarve me Covid-19 në botë

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT