• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FËMIJËT E VUAJNË MË KEQ OMICRONIN”/ Flet epidemiologu Alimehmeti: Tani është koha të…
Home
Sociale

“FËMIJËT E VUAJNË MË KEQ OMICRONIN”/ Flet epidemiologu Alimehmeti: Tani është koha të…

11 January, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka analizuar situatën epidemiologjike në vend.

Më përhapjen e varianteve të reja të COVID-19, Alimehmeti sjell studime të kryera sëfundmi nëpërmjet të cilave shpjegon efektin e këtyre mutacioneve.

Alimehmeti shprehet se studimet e kryera tregojnë se Omicron është më pak i rrezikshëm se Delta. Gjithashtu thekson se duhet hedhur poshtë miti se fëmijët janë ata që vuajnë me keq nga Omicron.

Më tej shton se autorët e këtyre studimeve dolën në përfundimet se infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta.

Analiza e plotë:

“Tani është koha të kuptojmë më shumë që të frikësohemi më pak.”

Cit.: Marie Curie

Evidencat shtohen gjithnjë e më shumë mbi riskun më të ulët spitalor të variantit Omicron në krahasim me variantin Delta.

Universiteti Case Ëestern Reserve (SHBA) prepublikoi më 2 Janar 2022 të dhënat zyrtare të databazës kombëtare multicentrike të SHBA-së, ku janë të përfshirë:

14.054 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Omicron (15-24 dhjetor 2021), dhe

577.938 persona të infektuar në periudhën e predominuar nga Delta (01 shtator – 15 dhjetor 2021).

Në studim janë marrë ecuritë e pacientëve për sa i përket:

vizitën në repartin e urgjencës,

shtrimin në spital,

shtrimin në terapi intensive, dhe

ventilimin mekanik.

Rezultatet kryesore janë në linjë me evidencat që vinë nga çdo shtet tjetër!

Omicron është më pak riskues se sa Delta!

Vizitat në repartin e urgjencës:

4.55% e pacientëve në periudhën Omicron

15.22% e pacientëve në periudhën Delta

70% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Shtrimi në spital:

1.75% e pacientëve në periudhën Omicron

3.95% e pacientëve në periudhën Delta

56% më i ulët risku për shtrim në spital!

Shtrimi në terapi intensive:

0.26% e pacientëve në periudhën Omicron

0.78% e pacientëve në periudhën Delta

67% më i ulët risku për shtrim në terapi intensive!

Ventilimi mekanik:

0.07% e pacientëve në periudhën Omicron

0.43% e pacientëve në periudhën Delta

84% më i ulët risku për ventilim mekanik!

Një tjetër mit që duhet hedhur poshtë është që “fëmijët e vuajnë më keq omikronin”!

Risku për vizitë në repartin e urgjencës për moshat 0-5 vjeç:

3.89% e pacientëve në periudhën Omicron

21.01% e pacientëve në periudhën Delta

81% më i ulët risku për nevojë vizite në repartin e urgjencës!

Risku për shtrim në spital për moshat 0-5 vjeç:

0.96% e pacientëve në periudhën Omicron

2.65% e pacientëve në periudhën Delta

64% më i ulët risku për shtrim në spital!

Të njëjtat trende u vunë re në të gjitha grupmoshat 5-11, 12-17, 18-64 dhe >65 vjeç!

Kujdes:

Janë të gjitha infeksionet për herë të parë, kështu që nuk është vlerësuar edhe mbrojtja plus që kanë pacientët që e kanë kaluar sëmundjen më parë.

Edhe në periudhën e mbizotërimit të Omicron ka pasur një përqindje të rëndësishme infektimesh me Delta, që mund të sjellin një nënvlerësim të efektit pozitiv të variantit Omikronit mbi rezultatet spitalore.

Autorët dalin në përfundimet:

Infektimet për herë të parë me SARS-CoV-2 në periudhën kur mbizotëron varianti Omicron shoqërohen me ecuri më të lehtë (statistikisht sinjifikante) në krahasim me infektimet për herë të parë në periudhën e mbizotërimit të variantit Delta.

Rezultatet janë në linjë me rezultatet e publikuara nga Afrika e Jugut, Skocia dhe Anglia.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MURIQI I MËRZITUR NË ROMËS/ Mesazhe dashurie Stambollit. Edhe gruaja e tij….
Previous article "JAM PARASHIKUES I ZOTI"/Chiellini: Pyesni pak Bastonin se çfarë i thashë në tetor…

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge Aktualitet

ARRESTOHET NË RUMANI I DËNUARI PËR VRASJE/ Ekstradohet një tjetër shqiptar nga Mbretëria e Bashkuar për trafik droge

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme Aktualitet

ZJARR NË NJË AGROTURIZËM NË FINIQ/ Flakët përfshijnë restorantin, dëme të konsiderueshme

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai Aktualitet

EKSPLOZIV NË BANESËN E YLLI ZALLËS/ Gruaja lajmëroi Policinë nga Italia! Dyshimet se e ka vendosur vetë ai

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT