Pas Eni dhe Adi Llallës, një tjetër personazh i prindëve të vettingut, është detyruar sëfundi të mbylli ose të heqi nga llogarite dhe adresat e saj në rrjetet sociale, fotot ekstravagante, ku pasqyrohet jeta superluksoze pertej çdo mundësie që te sigurohet me te ardhurat modeste te sajat por edhe te prinderve qe paguhen me rroga shteti.
Bëhet fjalë për Erisa Kaçupi vajza e Përgjegjesit të Departamentit të Juridikut për të Drejtën Penale Skënder Kaçupi.
Erisa është një nga fëmijët e tjerë në rrethin e të pasurëve dhe që binte në sy për jetën luksoze, veshjet e firmave më në zë në botë dhe po kështu për shpenzimet marramendëse.
Që po të shikosh rrogën e saj, me punën që bën nuk dalin llogaritë.
Erisa është pedagoge e jashtëme në fakultetin ku ka babain Përgjegjës Departamenti. Me një përllogaritje të thjeshtë nëse një pedagog i jashtëm jep një lëndë merr diku rreth 300- 350 mijë lekë të vjetra/ muaj.
Sa vite do i duheshin me kursimet e rrogës së saj, që të blinte veshjet që shihni nëpër fotot e saj në rrjetet sociale:
6570 euro një fustan,
5655 euro një pulovër,
2490 euro një çantë,
1051 dollarë një rrip mesi etj.
Eshte nje realitet i frikshëm, ai qe reflektohet ne imazhet e dhuruara me bujari nga vete protagonistet, te cilet jane shkeputur aq shume nga realiteti, sa nuk e kuptojne se sa larg kane shkuar me bemat e tyre. Keto dite, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ose e thene ndryshe shkalla e pare e procesit te Vettingut, do te beje publike rezultatet e verifikimit per 67 prokuroret dhe gjyqtaret e pare, ne Shqiperi. Do te shohim çudira. Sa kjo e sotmja do te duket si nje gje “normale”.
AlpeNews.al ju sjell disa nga fotot e Erisës.
Përgatiti: AlpeNews.al


















