• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fëmijët e ushtarakëve, koncert e dhurara për bashkëmoshatarët e tyre të prekur nga tërmeti
Home
Sociale

Fëmijët e ushtarakëve, koncert e dhurara për bashkëmoshatarët e tyre të prekur nga tërmeti

28 December, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Rreth 80 fëmijë të familjeve të prekura nga tërmeti që janë strehuar në një nga hotelet e zonës së Golemit, kaluan një pasdite të veçantë nën tingujt e muzikës së luajtur nga fëmijët e ushtarakëve.
Fëmijët e ushtarakëve që ndjekin kurset pranë Ministrisë së Mbrojtjes përgatitën një program artistik për të zbavitur sadopak fëmijët, banesat e të cilëve janë dëmtuar ose shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në koncertin ku ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, morën pjesë edhe fëmijët që ndjekin kurset sportive pranë Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët iu dhuruan topa për bashkëmoshatarët e tyre.
Artistët e rinj u pritën me duartrokitje jo vetëm nga bashkëmoshatarët, por edhe nga prindërit e tyre.
Aktvitetit iu bashkuan edhe nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham” në Tiranë, të cilët kishin përgatitur pako me dhurata dhe materiale shkollore për bashkëmoshatarët e prekur nga tërmetit.
Ministrja Xhaçka uroj fëmijët e prindërit për festat, që këtë vit i kanë gjetur në kushte më të vështira por i siguroi që shumë shpejt çdo familje do të ketë shtëpinë e re, pas fillimit të procesit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i një muaji më parë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTAT E FUNDVITIT/ Balluku në Fier: Nga 1 janari rrisim me 18% pagat e naftëtarëve
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Lëvizja e parë tek Barcelona, zbarkon tek Betis në formë huazimi mesfushori...

F.autor

Postime të ngjashme

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës Aktualitet

38 DITË PROTESTË/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës Aktualitet

SEZONI VEROR/ Nis fluksi i vizitorëve edhe nga porti i Vlorës

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT