• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FËMIJËT E TRANSMETOJNË MË PAK COVID-19/ Gjeorgjina Kuli: Nuk mendohet mbyllja e shkollave fillore
Home
Sociale

FËMIJËT E TRANSMETOJNË MË PAK COVID-19/ Gjeorgjina Kuli: Nuk mendohet mbyllja e shkollave fillore

7 November, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Pavarësisht se pritej një rritje e rasteve me covid-19 gjatë muajve të dimrit, në vendin tonë kjo ndodhi që në tetor kur temperaturat ishin ende të larta dhe ende nuk ka ardhur gripi stinor.

“Akoma nuk ka ardhur virusi i gripit dhe ne përsëri patëm rritjen e rasteve. Momentalisht kemi infeskione respiratore, të ndryshme, shenjat janë njësoj si të shënjave të tjerë respiratore me temperaturë, shenjat e rrufës, kollë. Prandaj dhe vetë ne mjekët klinikisht e e lemi të vështurë të bëjmë klinikisht diferencimin e virozave. Prandaj, ne i izolojmë këta fëmijë, ju bëjmë tamponin” – tha Kuli

Shefja e shërbimit infektiv në pediatri, Gjerogjina Kuli tregon se fëmijët janë më pak infektues ndaj për këtë arsye nuk mendohet mbyllja e shkollave.

“Ka disa studime madje në një bazë të gjerë pacientësh që fëmijët janë më pak trasmetues, fëmijët e moshave të vogla. Do të përpiqemi në maksimum, nuk kemi dëshirë që të cënojmë mbyllja e shkollave fillore, ose 9 vjeçare. Me parametrat që kemi deri tani nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë” – tha Kuli.

Që prej datës 1 tetor, ka një rritje të lehtë të rasteve pozitive tek moshat pediatrike, por është në proporcion me rritjen e përgjithshme të rasteve, cka tregon se hapja e shkollave nuk ka pasur ndikim negativ në kurbën e infektimeve.

Në total në vendin tonë janë infektuar 550 fëmijë ndërsa të shtruar aktualisht janë vetëm 5 por që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

“Momentalisht, tek pavioni jonë kemi 5 fëmijë të hospitalizuar. Kanë një Covid të komplikuar me bronkopneunomoni, me përfshirje të mushkrive ne infeksion” – tha Kuli.

Në pavionin COVID në pediatri ka kapacitet deri në 20 shtretër, ndërsa janë përgatitur skenaret nëse do të ketë nevojë për më tepër hospitalizime.

“Ne kemi 12 deri në 20 shtretër në dispozicion, janë dhoma që kanë kapacitet të madh por kemi edhe skenar të ndryshëm, që nëse do të mbushet pavioni i covidit do të hapen edhe pavione dhe shërbime” – u shpreh mjekja.

Si pjesë e komitetit teknik të ekspertëve, Kuli thotë se në varësi të situatës epidemiologjike do të shqyrtohen dhe skenarët e mbylljeve të pjesshme.

“Në varsëi të luhatjes, edhe të rritjes së pozitivitetit të monstrave sigurisht, që shqyrtohen edhe skenarët e mbylljes të pjesshme të atyre aktiviteteve që cënojnë më pak aktivitetin e përditshëm, qoftë social apo të biznesit, ndoshta të kufizimit të bareve apo restoranteve por deri tani nuk kemi asgje konkrete” – u shpreh së fundmi mjekja pediatre.

Profesoreshë Gjeorgjina Kuli e vë theksin tek ndërgjegjësimi i sjelljes së qytetarëve për ti bërë ballë valës së dytë të virusit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDUARD ZALOSHNJA/ Përqindjet e Presidentit Trump, më të ulta se të partisë së tij…
Previous article U BËNË NËNA PËR HERË TË PARË/ Dy Oltat tregojnë ndryshimin më të ëmbël e më të hidhur që kanë pësuar pas lindjes

s.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT