• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FËMIJËT BËRTITËN…”/ E afërmja e viktimave të aksidentit në Fushë Prezë: Shoferi i betonieres s’i ndihmoi, sot do ishin gjallë
Home
Aktualitet
Kronikë

“FËMIJËT BËRTITËN…”/ E afërmja e viktimave të aksidentit në Fushë Prezë: Shoferi i betonieres s’i ndihmoi, sot do ishin gjallë

21 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

E afërmja e viktimave të aksidentit tragjik në Fushë Prezë, në një intervistë në emisionin Me zemër të Hapur në Neës 24, ka dhënë detaje të reja në lidhje me atë që ndodhi atë natë.

Ajo tha se shoferi i betonieres, me të cilën të rinjtë janë përplasur, nuk iu ka dhënë asnjë lloj ndihme. “Shoferi i betonieres nuk iu ka dhënë ndihmë fare djemve të rinj, edhe pse ata kanë bërtitur duke kërkuar ndihmë që të hapeshin dyert. Shoferi i betonieres ka ikur. Nëse do i kishte ndihmuar, djemtë tanë sot do ishin gjallë”, tha ajo.

E afërmja e viktimave në aksidentin tragjik në Fushë Prezë: Ne kemi këtë informacion. Ka lënë punën në orën 10 të darkës, Andi që ka vdekur, punon berber në Fushë Krujë, ka marrë kushëriri i vet në telefon, janë bashkuar me shokun që punonte tek servisi i telefonave, ky djali nga Fushë Kruja, se ne na kanë vdekur tre çuna, dy vëllezërit dhe kushëriri. Kushëriri është djali i kunatit tim. Ka marrë ky kushëriri këto vëllezërit, edhe këtë shokun e vet iu ka thënë hajde t’i dalim para vëllait që kemi se po kthehet nga Italia. Kanë ikur atje. Kur kanë zbritur nga Aeroporti, kanë marrë në telefon prindërit dhe iu kanë thënë se janë duke ardhur me gjithë djalin.

Katër ditë kishin që e kishin blerë makinën e re. Kur kanë ardh këtej janë përplas me atë betonierën. Çunat kanë bërtit “ndihmë bre”, por ai i betonierës nuk ka dalë për t’ua hap derën. Kanë qenë gjallë fëmijët brenda. Ai që është përplas me ta, vetëm ka ikur, nuk iu ka dhënë ndihmë çunave tonë. Se nëse do iu kishte dhënë ndihmë, t’ju kishte vënë presionin e ujit që ka pasur në betoniere, fëmijët tonë do ishin gjallë sot. Jo me na çu katër xhenaze në tokë ne.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET BASHA/ Vijon replikat me Ramën: U mërzit doktori 81-vjeçar që i sulmoj partnerin
Previous article "AMERIKANËT, TË FUNDIT PËR DIJE"/ Trump firmos dekretin: Departamenti i Arsimit do të shkrihet

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka Aktualitet

DOSJA/ Mbledhje “pune” në disa vende të botës, dalin fotot e takimeve të Artur Shehut për pazaret e drogës në Monako dhe Majorka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT