Një fantazmë e njohur si “fëmija me një këmbë” është kapur në kamera në cep të një rruge duke bërtitur dy fjalë pa pushim.
Pamjet që të fusin të dridhurat tregojnë, atë që pretendohet të jetë ‘Gong Goi’ nga mitologjia tajlandeze.
Klipi i postuar online tregon një “krijesë” të madhësisë së një fëmije që ndodhet në anën e një rruge në Tajlandë, të ndriçuar nga dritat e një makine.
Videoja, e ngarkuar fillimisht në Facebook nga Chantha Sitouluk, është shikuar pothuajse katër milionë herë dhe ka gjeneruar mjaft diskutime, me një numër të madh njerëzish të bindur se tregon vërtet “Gong Goi” famëkeq.
‘Gong Goi’ është një fantazmë mitologjike me madhësi të fëmijëve që jeton në pyje dhe hidhet hopa pasi ka vetëm një këmbë. ‘Gong Goi’ ëshët e ngjashme me fantazmat e uritura të mitologjisë kineze.
Emri i tij thuhet të vjen nga fakti se krijesa supozohet se bërtet ‘Gong Goi, Gong Goi’ në mënyrë të përsëritur.
Natyrisht, shpjegimi më i mundshëm është se ‘krijesa’ në video është në fakt dikush i veshur si një fantazmë, por pamjet ja kanë arritur që t’u fusin dyshimin me mijëra njerëzve në internet.
Gjithsesi, ju mund të shihni videon e plotë më poshtë dhe të dilni vetë në përfundime.


