Shumë njerëz që shpesh “marrin rrugën”, nga Tirana apo dhe cilido qytet tjetër për tu nisur e për të marr bekimin e javës,muajit apo edhe vitit… Tek i ashtuquajturi, vendi i mrekullive!
Duket se Kisha e bekuar e Shna Ndout në Laç, nuk tërheq vetëm besimtarët pasi jo rrallëherë frekuentohet edhe nga qytetarë që nuk ndjekin një ritual feje të caktuar.
Pra, “Kisha e Lacit”, ka thyer çdo barrierë.
Këtë e themi edhe për faktin se shumë nga “elita” , pra deputetët shqiptarë janë kapur, si të thuash, “mat” në këtë Kishë, apo dhe duke shkuar në Kishë, madje dhe duke u lutur në këtë Kishë.
Rasti më i fundit ishte ai i deputetit të partisë socialiste, Fidel Yllit që sot ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment shume personal, teksa ka postuar një video ne lutje e sipër te Kisha e Laçit.
Ai shfaqet fillimisht brenda kishës, më pas ulet në radhën e parë dhe lutet.
Por nëse kthehemi pas në 2013, do shohim që edhe deputeti i partisë demokratike, atëhere kandidat për qarkun Lezhë, Aldo Bumçi e ka frekuentuar disa herë Kishën e Laçit.
Nën shoqërinë edhe të bashkëshortes së tij ish ministri i Jashtëm është lutur dhe ka ndezur qirinj në vendin e shenjtë, ashtu siç bënin të gjithë besimtarët e tjerë. Por, duke se Aldo Bumçi para se të shkonte në vendin e shenjtë ka lexuar mirë edhe legjendat që ekzistojnë për të.
Kjo pasi rrugën për t’u larguar nga Kisha e Shna Ndout deri në qytetin e Laçit e ka bërë në këmbë.
Sipas legjendës bekimin nga ky vend e merr vetëm atëherë kur ecën në këmbë gjatë rrugës që ka ndjekur shenjtori Shna Ndou.
Edhe kryetarja e “Lëvizjes socialiste për Integrim”, Monika Kryemadhi që jo rrallëherë është parë duke vizituar Kishën e Shna Ndout. Edhe pse ajo vetë nuk e ka bërë në mënyrë të dukshme, në momentin që je person publik, fotografët i ke nga pas!
Ky është rasti i fotos së mëposhtme, ku është spikatur makina e Monikës pranë rrugës për në Kishë.
Se ishte me Metën, se ishte me fëmijët, këtë nuk e dimë akoma…
Por duket se Mona është shembulli konkret i tolerancës fetare. Jo vetëm në Kishë por ajo shfaqet edhe në drekën e Bajramit ku në një takim me drejtues të Myftinisë Elbasan, u “shtrua” të hante drekë.
Gjithsesi, ajo që dimë me siguri është se ajo mbetet besimtare sido të jetë, e ndoshta do ketë shkuar dhe këto ditë tek ndonjëra nga këto për pak “FAT” përpara proteste…
E sigurisht që si në cdo listë tjetër, nuk mund të mungonte edhe “kaubojsi” i famshëm, Eduart Ndocaj.
Në fakt, nuk habitemi shumë pasi bindjet e tij janë të tilla që shkojnë përshtat edhe me Kishën por edhe se pse në profilin e tij në faqen e Facebook, ai shprehet se beson dhe shkon rregullisht në Kishën e Laçit.
Kujtojme këtu edhe një nga statuset e famshme të tij ku pas një vizite në një spital të Tiranës shkruante:
“Ma mir me shkue ke Kisha e Shna Nojt ne Laq se sa spitaleve demek falas te RamesTapsixhiut dhe timonjerit”– shkruan Ndocaj.
Por raporti i politikanëve me fenë nuk mbaron me kaq. Më poshtë do t’ju njohim me rastet nga më të veçantat të deputetëve që i thanë “PO” besimeve të ndryshme.
Ju kujtohet martesa e famshme e Fatos Nanos me Xhoanën? E kush mund ta harroj.
Çifti i shumëpërfolur u martua në kishën ortodokse.
Siç edhe e shohim në foto, të dy kanë vendosur kurorat me lule, pjesë e një rituali ortodoks që e bën ceremonialin të quhet në njëfarë mënyre martesë në ksihë.
Nga Nano te Meta: Si president, një nga gjërat e para që bëri, ishte vajtja në Malin e Tomorit ku dhe mori pjesë në festën bektashiane, që mbahet për cdo vit me një pelegrinazh në Malin e Tomorit.
Aty ai deklaroi se bektashizmi dhe atdhedashuria janë një dhe të pandara.
Një nga deputetët më të përfolur është padyshim Tom Doshi. Sigurisht që njihet per besimin e tij katolik dhe pothuajse në çdo festë të këtij besimit, ndodhet në Kishë së bashku me familjen e tij.
Kur Papa Françesku vizitoi Shqipërinë, Edi Rama bëri deklaratën interesante se ishte katolik dhe se kur ai ishte ende fëmijë, gjyshja e tij katolike e ka çuar në një kishë katolike dhe e ka pagëzuar.
Diçka konkrete nuk kemi, por nëse e thotë kryeministri, ashtu duhet të jetë!
Përgatiti: AlpeNews.al















