• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAZA E FUNDIT E PUNIMEVE NË RRUGËN E “DURRËSIT” NË TIRANË/ Bashkia plan masash për lëvizjen e automjeteve
Home
Sociale

FAZA E FUNDIT E PUNIMEVE NË RRUGËN E “DURRËSIT” NË TIRANË/ Bashkia plan masash për lëvizjen e automjeteve

15 August, 2020 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Punimet në rrugën e ‘Durrësit’ në Tiranë kanë hyrë në fazën e tretë dhe të fundit, ndërkohë që bashkia ka bërë një plan masash për lëvizjen e automjeteve. Për shkak se po kryhet lidhja e rrjetit nga kryqëzimi të ish “Kafe Flora” deri te sheshi “Skënderbej”do të ketë kufizim të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”, nga  kryqëzimi me rrugën “Mine Peza” deri te sheshi “Skënderbej”, si dhe pjesërisht në Unazën e Vogël të qytetit, rruga “Ded Gjo Luli”.

Për mbarëvajtjen e punimeve bashkia në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe atë të shtetit, kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti.

Për këtë periudhë, qarkullimi i automjeteve do të bëhet:

a)     për Unazën e Vogël,  lidhja e rrugës së Durrësit me sheshin “Skënderbej”, punimet do të kryhen vetëm natën, jo me bllokim të plotë të Unazës, në mënyrë që qarkullimi i automjeteve të jetë i lirë në Unazën e Vogël, rruga “Ded Gjo Luli”.

b) rruga “Durrësit” dhe rruga “Mine Peza”, segmenti i saj nga rruga “Fortuzi” deri te lidhja me “Unazën e Vogël”, do jenë plotësisht të bllokuara dhe me ndalim qarkullimi për një periudhe disa ditore.

Linjat e transportit publik që qarkullojnë në rrugën e “Durrësit” dhe rrugën “Mine Peza” aktualisht do të devijohen për në rrugën “Asim Vokshi”, me vijim në bulevardin “Zog I”, si dhe drejtimi i tyre qendër për në rrugën “Dritan Hoxha” do të devijohen në rrugën e “Barrikadave”, me vijim në rrugën “Asim Vokshi”.

Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.

Krahas investimeve për rrugët e reja, Bashkia e Tiranës po kryen disa ndërhyrje edhe në rrugë ekzistuese që konsistojnë jo vetëm në asfaltim, por dhe në rinovimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve me materiale sipas standardeve më të larta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË KUFIRIN GREK/ Haki Çako mbërrin në Kakavijë shpërndan ushqime dhe ujë për qytetarët
Previous article ALARMI I RRITJES SË RASTEVE ME COVID-19/ Spanja mbyll sërish të gjitha klubet e natës dhe diskotekat

Delo.autor

Postime të ngjashme

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin Aktualitet

U ARRESTUA NGA POLICIA/ Apeli i protestuesit më fëmijën e sëmurë: Ju lutem kam dy kalamaj të vegjël tek shtëpia, unë mund të rri në burg, mos i lini të vdesin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT