Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Tiranës pas 24 orëve të ngjeshura me intervista në median italiane për situatën politike në Shqipëri pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.
Postimi në “Twitter”:
“Për Tiranë pas 24h në Romë, tv më tv e gazetë më gazetë, për të pastruar sa mundej baltën e ziftin që lidershipi qorr i opozitës sonë, i hodhi ndërkombëtarisht Shqipërisë! Ata nxisin dhunë për hesapin e tyre krejt vetjak, po faturën e paguan vendi dhe ekonomia #HumbësaPaDinjitet”.


