• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Xhafaj: Emrat e trafikantëve janë bërë temë e ditës, po gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që i liruan…?!
Home
Breaking News

Xhafaj: Emrat e trafikantëve janë bërë temë e ditës, po gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që i liruan…?!

18 October, 2017 Editor Breaking News

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore në vend, teksa paralajmëroi kontroll të rreptë në të gjithë vendin për të parandaluar trafikun.

Në konferencën kombëtare kundër trafikimit të personave, Xhafaj tha se do të bashkëpunojnë me vendet fqinje për të luftuar këtë veprimtari kriminale, që sipas ministrit, është shumë e madhe.

Më tej, ai paralajmëroi të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë bashkëpunuar me trafikantët, duke i lejuar ata të kryejnë trafikun e njerëzve dhe duke mos i quar ata pas prangave.

“Pjesë e arritjeve tona janë edhe përpjekjet e shoqërisë civile kundër trafikimit të personave. Këto përpjekje duhet të intensifikohen. Gjithë vendi do duhet të jetë në një kontroll edhe më të rreptë për të ndaluar trafikun. Kjo qasje është thelbi i filozofisë sonë, që policia e shtetit do ta shndërrojë në funksion të punës së saj. Edhe pse një gjë e tillë nuk është shumë e lehtë në kushtet e një trafiku të madh.  

Emrat e trafikantëve janë bërë temë e ditës më shumë se çdo gjë tjetër. Ne duhet të flasim për thelbin e problemit. Duhet të bashkëpunojmë me vendet fqinje.

Disa politikanë e shohin këtë çështje thjesht si arritje. Njerëzit e ligj, gjyqtarët, prokurorët dhe policët e shtetit. Të gjithë flasim për trafikun, por harrojmë të kërkojmë drejtësi për njerëzit e drejtësisë, që kanë shpëtuar burgun për lloj-lloj trafikantësh. Shumë pak flasin për policët e ndershëm të shtetit, që punojnë me përkushtim për tu përballur me trafikantët.

Është rasti t’iu shpreh mirënjohje të veçantë të gjithë atyre që janë përkushtuar me pasion kësaj kauze të lartë. Mirënjohje të thellë për prokurorët e gjyqtarët që kanë bërë detyrën dhe iu kanë bërë ballë presioneve të trafikantëve”, tha Xhafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 4 këshilla për të rënë në peshë pa humbur asnjë masë të gjoksit
Previous article Akuzat ndaj Tahirit, Balla mbledh me urgjencë grupin parlamentar

Editor

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime Aktualitet

RREGULLAT/ Matura Shtetërore 2026 nis në gjithë vendin, mbi 26 mijë maturantë në provime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT