• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fatmir Xhafaj në  takim me ministrin e Brendshëm të Italisë, bashkpunim kundër krimit të organizuar
Home
Aktualitet

Fatmir Xhafaj në takim me ministrin e Brendshëm të Italisë, bashkpunim kundër krimit të organizuar

25 October, 2017 Ina.Autor Aktualitet

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, gjatë vizitës në Itali, u prit nga ministri i Brendshëm i Italisë Marco Minniti, me të cilin bisedoi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh e rajonal në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, si dhe masat kundër migracionit të paligjshëm. Ministri i Brendshëm italian përgëzoi homologun shqiptar, duke shprehur konsideratën e lartë për rezultatet në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Z.Minniti siguroi për mbështetje të pakursyer dhe garantoi se bashkëpunimi do të jetë i frytshëm në këtë aspekt. Ministri Xhafaj e informoi homologun italian për rezultatet antikanabis dhe e falënderoi për ndihmën e rëndësishme që ka dhënë në vite, shteti italian në këtë operacion. Ministri italian vlerësoi gjatë takimit masat e marra nga pala shqiptare ndaj fenomenit të azilkërkimit dhe minorenëve të pashoqëruar, nisur edhe nga rezulatet konkrete falë këtyre masave. Ata ranë dakort për një tjetër takim të afërt midis tyre, për të diskutuar projekte të tjera me interes për dy vendet, si dhe në kuadrin rajonal. Në takimin që ministri Xhafaj zhvilloi me zv/Prokurorin Antimafia Del Prete, mori mbështetjen për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor, për të koordinuar shkëmbimin e informacionit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, trafikun e drogës, migracionin e paligjshëm etj. Ministri i Brendshëm shqiptar takoi gjithashtu Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, me të cilin diskutoi mbi çështjet e koordinimit të veprimeve dhe ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore rajonale. Gjatë qëndrimit në Trieste, Itali, ministri Xhafaj pati takime dypalëshe me ministrin e Brendshëm të Kosovës, të Serbisë, si dhe Prefekten e Triestes, që është drejtuese e projektit ‘IPA 2017’, brenda të cilit u adoptua propozimi i palës shqiptare për ngritjen e Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Policor.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Parlamenti rrëzon me 75 vota arrestimin e Saimir Tahirit
Previous article ENIGMA/ Prova se Nobelisti kilian Pablo Neruda është helmuar nga Pinoçeti

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT