• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm nga akuzat për krime lufte
Home
Rajon

Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm nga akuzat për krime lufte

9 March, 2018 Redaktor2 Rajon

Një gjykatë në Kosovë e shpalli të pafajshëm dhe e liroi nga akuzat për krime lufte, zëvendëskryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj, një nga komandantët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe aktualisht udhëheqës i Nismës Social Demokrate.

Në tetor të vitit 2016 ai u akuzua për krime lufte kundër popullatës civile. Rasti kishte të bënte me vrasjen e dy civilëve: Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, në Kosovën qendrore, të cilët me datën dy nëntor 1998, janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari”, po të kësaj komune.

Aktakuza e ngarkonte të pandehurin Fatmir Limaj se, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarr masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit”.

Të premten gjykata tha se “nuk janë provuar elementet e veprës penale dhe i pandehur lirohet nga aktakuza”.

Në vendimin e gjykatës thuhet se “nuk është vërtetuar se kush ishin kryerësit, pasi të njëjtit ishin të maskuar, dhe këtë e ka cekur edhe prokuroria në aktakuzë. Andaj bazuar në këto nuk është arritur të vërtetohet nëse këta persona ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe as në komandën e kujt ishin ata”.

Kjo ishte hera e tretë që Fatmir Limaj, përballej me akuza për krime lufte.

Në vitin 2012 dhe një vit më pas, ai dy herë u përfshi në një proces gjyqësor në Kosovë dhe u shpall i pafajshëm nga akuzat për krime lufte.

Ai dhe nëntë ish bashkëluftëtarë të tij, ngarkoheshin se nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit të atij viti, kanë kryer krime kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër paraburgimi të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Kleçkë në Kosovën qendrore.

Zoti Limaj, i cili gjatë luftës njihej me emrin komandant Çeliku, më 30 nëntor të vitit 2005, qe shpallur i pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë ku kishte qëndruar që nga muaji shkurt i vitit 2003 nën akuzat për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë gjatë luftës së vitit 1998.

Zoti Limaj, dikur një nga aleatët kryesor të presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, në nëntor të vitit 2017 u shpall i pafajshëm nga të gjitha akuzat për “korrupsion, krim të organizuar e keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Procesi, pasoi hetimet që filluan në prill të vitit 2010, nën dyshimet për korrupsion në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit, ministër i së cilës atëbotë ishte zoti Limaj.

Katër vjet më parë ai u largua nga Partia Demokratike për të themeluar Nismën për Kosovën, e cila kohë më parë u shndërrua në Nismën Social Demokrate të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrigo Sacchit: PSG ka individin para ekipit, s’ka hierarki vlerash
Previous article Afati i hidhur i Allegri-t, historia e pakuptueshme e fituesit më të urryer të historisë së Juventus

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT