Vrasjet e ndodhura këtë vit të ri e kanë tronditur opinionin publike duket se nuk i kanë dëgjuar lutjet e njerëzve për një vit të mbarë mbarë duke u kthyer në tragjedi.
Fati i keq i ka ndjekur edhe kunatat, të cilat gjenden në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. I tillë ishte edhe rasti tronditës i dates 2 prill ku babai i dy fëmijëve goditi me thikë motrën e gruas dhe kunatën. Por raste të tilla duke se janë të përsëritura.
AlpeNews ju tregon raste ku burrat kanë vrarë gruan dhe kunatën:
1. Një 34-vjeçar ka qëlloi me thikë për vdekje në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.
Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.
Autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.
Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.
2. Krimi makabër në Zvicër. Ruzhdi Buzhala nga Kosova vrau me thikë Almën, gruan e tij nga Lezha, dhe Ildën, motrën e saj që erdhi nga Franca.
Policia nuk e mori në mbrojtje gruan e vrasësit që kishte qenë i martuar edhe më parë në Kosovë.
Vrasja e dy motrave nga Ishulli i Lezhës, Alma dhe Ilda ka tronditur mbarë opinionin publik jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Francë dhe Zvicër, konkretisht në vendbanimet e dy grave viktima.
3. Këtë herë, krimi në familje ka tronditur në Ndroq të Tiranës. 56-vjeçari Kasëm Lila ka qëlluar për vdekje ndaj bashkëshortes së tij dhe ka lënë të plagosur kunatën e tij. Ngjarja ka ndodhur për arsye banale. Kasëm Lila vuante nga depresioni dhe kishte disa kohë që nuk merrte KEMP.
/AlpeNews.al





